Home / Lajme / Maqedoni / MPB-ja vazhdon hetimin rreth komunikatës së UÇK-së

MPB-ja vazhdon hetimin rreth komunikatës së UÇK-së

1 nëntor-“Për arsye profesionale nuk mundemi publikisht ti themi të gjitha masat dhe aktivitetet që po ndërmerren këtyre ditëve, por ju sigurojë se do të shfrytëzojmë gjithçka që është në kompetencat tona ligjore për zbardhjen e këtij rasti”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme.

Ministria e Brendshme po punon në zbardhjen e autorit të kumtesës së të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare Kombëtare e cila para disa ditësh arriti në postën elektronike të ALSAT-M ku thuhej se UÇK merr përgjegjësinë për sulmin me predha ndaj Qeverisë, më 28 tetor. Ministrja Jankullovska tha se dikasteri i saj është angazhuar në maksimum që të zbardh këtë rast dhe që policia e Maqedonisë do të shfrytëzojë të gjitha mjetet e kapjes së autorit.

“Për arsye profesionale nuk mundemi publikisht ti themi të gjitha masat dhe aktivitetet që po ndërmerren këtyre ditëve, por ju sigurojë se do të shfrytëzojmë gjithçka që është në kompetencat tona ligjore për zbardhjen e këtij rasti”, deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *