Home / Lajme / Rajon / Mustafa: Pozitivë dhe konstruktivë ndaj atyre që dëshirojnë të punojnë me ne

Mustafa: Pozitivë dhe konstruktivë ndaj atyre që dëshirojnë të punojnë me ne

19 nëntor-LDK respekton dhe vlerëson lart partnerët e koalicionit paszgjedhor dhe mbetet e përkushtuar që në harmoni me rrethanat e reja të krijuara dhe kriteret për mandatimin e institucioneve të vendit të gjejë zgjidhje e cila është në interes të këtij partneriteti por edhe zgjidhje të cilat hapin mundësi reale për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale.

ideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se LDK-ja do të ofrojë rolin e saj prijës në qeverisjen e vendit, me mundësi të partneritetit me të gjithë ata që janë të vendosur për ndërtimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“LDK, si gjithherë në situate të tilla, do të vej interesin e vendit në plan të parë dhe do të reflektojë fuqinë dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në ndërtimin dhe drejtimin e institucioneve të vendit”, ka shkruar ndër tjerash Mustafa në Facebook.

Ja postimi i plotë:

Anëtarë të nderuar të LDK-së

Sot mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën do të vendosim të krijojmë mundësitë që, në harmoni me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kritereve të deklaruara nga Presidentja e vendit dhe miqtë tanë ndërkombëtar, ta konstituojmë sa më shpejtë Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të zgjedhim Qeverinë.

Në këtë proces Lidhja Demokratike e Kosovës ka një rol vendimtar. Këtë rol ne do ta realizojmë me marrje të përgjegjësisë, me sjellje të përgjegjshme dhe demokratike brenda forumit më të lartë të LDK-së, duke pasur parasysh situatën shumë të rëndë në të cilën po kalon Kosova, përkrahjen që e kemi nga Partitë Popullore Evropiane, në familjen e të cilave tani jemi, si dhe partneritetin, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermaninë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, të cilat kanë dhënë kontribut historik në çlirimin e vendit tonë dhe në ndërtimin e tij demokratik.

Lidhja Demokratike e Kosovës, sot do të ofrojë rolin e saj prijës në këtë proces dhe në qeverisjen e vendit, me mundësi të partneritetit me të gjithë ata që janë të vendosur për ndërtimin e shtetit ligjor, për zhvillim ekonomik, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. LDK, si gjithherë në situate të tilla, do të vej interesin e vendit në plan të parë dhe do të reflektojë fuqinë dhe rolin e saj të pazëvendësueshëm në ndërtimin dhe drejtimin e institucioneve të vendit.

LDK është vetëdijshme për klimën politike brenda anëtarësisë dhe strukturave të saj dhe për shumë vërejtje për qeverisjen e deritanishme të vendit. Ne shprehim përkushtimin tonë për një qeverisje të mirë. I mbetemi besnik parimit se uniteti dhe vlerat e LDK-së, kur janë në pyetje interesat madhore të vendit, vazhdojnë të shprehen si sinteze e një kulture demokratike të krijuar për shumë vite e jo të zërave të cilat kanë logjikë të interesave lokale apo promovimeve personale.

LDK respekton dhe vlerëson lart partnerët e koalicionit paszgjedhor dhe mbetet e përkushtuar që në harmoni me rrethanat e reja të krijuara dhe kriteret për mandatimin e institucioneve të vendit të gjejë zgjidhje e cila është në interes të këtij partneriteti por edhe zgjidhje të cilat hapin mundësi reale për ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe funksionale.

Qasja jonë do të jetë pozitive dhe konstruktive ndaj gjithë atyre që dëshirojnë të punojnë me ne për të përballuar shumë probleme me të cilat po ballafaqohen qytetarët tanë dhe për të krijuar e forcuar ura bashkëpunimi e integrimi në Bashkimin Evropian. (sic) /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *