Home / Lajme / Maqedoni / Ndahet nga jeta ambasadori i Shqipërisë Petrit Bushati

Ndahet nga jeta ambasadori i Shqipërisë Petrit Bushati

23 nëntor-Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të Ambasador Bushatit dhe informon se nesër, datë 23.11.2014 nga ora 12:00 deri në orën 14:00, pranë MPJ do të organizohen homazhet në nderim të Ambasadorit. Pas përfundimit të homazheve, kortezhi do t’i drejtohet varrezave të Tufinës ku do të kryhet ceremonia mortore.

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni Petrit Bushati është ndarë nga jeta të shtunen, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Lajmi konfirmohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Diplomati me karrierë, Petrit Bushati u zgjodh ambasador i Shqipërisë në Shkup në pranverë të këtij viti.

Ndërkaq, Petrit Bushati ka qenë ambasador në Suedi në vitet 1988-1991, ambasador në SHBA në vitet 1997-2001 si dhe ambasador në Beograd në vitet 2002-2006.

Në nder të diplomatit Bushati, Ministria e Punëve të Jashtme do të zhvillojë ceremoninë e homazheve ditën e nesërme në orën 12:00-14:00 në ambientet e këtij institucioni.

MPJ: Ngushëllime për ndarjen nga jeta të ambasadorit Bushati

Ministria e Punëve të Jashtme njofton me hidhërim të thellë ndarjen e parakohshme nga jeta, si rezultat i një sëmundjeje të rëndë, të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë, z. Petrit Bushati.

Gjatë karrierës së tij të spikatur në shërbimin e jashtëm, Ambasador Bushati ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në SHBA, Suedi, Serbi dhe së fundmi në Maqedoni, si dhe ka qenë ushtrues i funksioneve të larta në disa organizata rajonale.

Ministria e Punëve të Jashtme i shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të Ambasador Bushatit dhe informon se nesër, datë 23.11.2014 nga ora 12:00 deri në orën 14:00, pranë MPJ do të organizohen homazhet në nderim të Ambasadorit. Pas përfundimit të homazheve, kortezhi do t’i drejtohet varrezave të Tufinës ku do të kryhet ceremonia mortore.

Ditmir Bushati: Dhimbje për humbjen e parakohshme të ambasadorit Bushati

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllime për ndarjen e parakohshme nga jeta të ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Petrit Bushati.

“Dhimbje e thelle për ambasador Petrit Bushatin. Fisnikëria, përkushtimi e profesionalizmi i tij do t’i mungojnë diplomacisë shqiptare. #RIP”, shkruan ministri Bushati në faqen e tij në rrjetin social “Twitter

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *