Home / Lajme / Maqedoni / Ndërron jetë veprimtarja Shukrije Halili

Ndërron jetë veprimtarja Shukrije Halili

17 nëntor-Varrimi i të ndjeres do të bëhet nesër pas faljes së namazit të drekës në ora 12.30

Sot në moshën 84 vjeçare në mes ditë në Tetovë ndërroi jetë veprimtarja e çështjes kombëtare Shkurije Halili .

Në vitin 1982 ajo u dënua së bashku me të bijën e saj Hireme Halilin me nga 7 vjet burg kurse i biri Rafi Halili me 15 vjet burg.

Ajo u lind në fshatin Sellcë ndërsa si pasojë e veprimtarisë kombëtare pothuajse e gjithë familja është përndjekur nga pushteti komunist ndër vite.

Poashtu për shkak të kësaj veprimtarie kombëtare dhe patriotike kjo familje rregullisht është diskriminuar nga pushtete e ndryshme.
Varrimi i të ndjeres do të bëhet nesër më 18 nëntor- pas faljes së namazit të drekës në ora 12.30

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *