Home / Sport / Ndëshkime drastike për performansat e dobëta

Ndëshkime drastike për performansat e dobëta

Tetovë, 10 nëntor – Kryesia e klubit ka shqiptuar masa ndëshkuese për të gjithë ekipin, që gjobitet me 70% të pagës mujore. Njëkohësisht i kërkohet ndjesë publikut për performansën jo dinjitoze, ndërsa paralajmërohet se janari do të sjellë ndryshime të mëdha në formacion.

Pas humbjes së fundit 1:3 nga Rabotniçki kryesia e KF Shkëndija ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën ka vendosur të marrë masa ndëshkuese për ekipin. Paraqitjet e dobëta në disa takime, mungesa e angazhimit dhe rezultatet negative prishin imazhin e klubit dhe për këtë arsye kryesia ka vendosur që të shqiptojë gjobë prej 70% të pagës mujore për gjithë skuadrën. Performansa të këtilla si kjo e fundit me Rabotniçkin, por edhe ato me Renovën dhe Vardarin janë të papranueshme dhe nuk janë as hija e asaj që meriton publiku tetovar dhe që kërkojnë drejtuesit. Për këtë arsye kryesia e Shkëndijës kërkon falje publike për gjithë mbështetësit e klubit për rezultatet e fundit, duke shprehur njëkohësisht një falemenderim të madh për përkrahjen që merr skuadra edhe në kushte kur nuk jep më të mirën në fushë. Drejtuesit dhe publiku dijnë të pranojnë edhe humbje, por në asnjë mënyrë nuk mund të qëndrojnë indiferent kundrejt mos angazhimit dhe mos mbrojtjes së denjë të ngjyrave të klubit. Duke shpresuar se masat ndëshkuese për skuadrën do të zgjojnë futbollistët, për të sjellë impaktin e duhur në në dy takimet e mbetura të këtij sezoni, para se në pauzën dimërore të analizohet mirë situata në ekip. Përveç dënimit me të holla, drejtuesit kanë vendosur që në dimër të ketë ndryshime të mëdha në përbërje të skuadrës dhe pjesë e ekipit do të mbesin vetëm ata që meritojnë të mbajnë këtë fanellë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *