Home / Lajme / Maqedoni / Ndotja në Tetovë përçan këshilltarët

Ndotja në Tetovë përçan këshilltarët

18 nëntor-Një pjesë e këshilltarëve kishin vërejtje se në seancën e sotme është dashur të ketë edhe përfaqësues nga Ministria e ambientit jetësorë ose nga Instituti i shëndetit publik të cilët këshilltarëve do t’u jepnin pasqyrë më të qartë rreth ndotjes dhe se a duhet gishti të drejtohet ka Jugohromi apo se ekzistojnë edhe kapacitete tjera që ndotin ajrin në Tetovë.

Zgjidhja e problemit me ndotjen dhe cilat masa do të ndërmerren në të ardhmen u bë mollë sherri për këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së në seancën e sotme të këshillit në komunën e Tetovës. Një pjesë e këshilltarëve porositën kryetaren e Komunës Teuta Arifin se pa mbështetjen e pushtetit qendror vështirë se do ta menaxhojë çështjen me ndotjen.

Një pjesë e këshilltarëve kishin vërejtje se në seancën e sotme është dashur të ketë edhe përfaqësues nga Ministria e ambientit jetësorë ose nga Instituti i shëndetit publik të cilët këshilltarëve do t’u jepnin pasqyrë më të qartë rreth ndotjes dhe se a duhet gishti të drejtohet ka Jugohromi apo se ekzistojnë edhe kapacitete tjera që ndotin ajrin në Tetovë.

“Ne duhet të kthehemi këtu në Tetovë, kështu qëndron edhe në pukën se sa automjete ka në Tetovë, sa hyjnë nga jashtë dhe ne e lëmë këtë dhe nuk e dimë se çfarë janë. Qytetarët ngrohen me dru, dhe sahelë është ndezur deponia në Tetovë prej ku dalin probleme. Këtu duhet të fokusohemi e jo të përmendet si fajtor vetëm një faktor”, deklaroi Goran Jovanovski, VMRO-DPMNE.

“Unë jo rastësisht kërkova një raport me shkrim nga Ministria e Ekologjisë e cila është kompetente të tregon me sa përqindje me të vërtetë merr pjesë kompania Jugokrom në ndotjen. Poashtu në prononcimet e tija ministri më shumë e arsyeton vendimin për mosmbylljen se sa të kundërshton vendimin e qeverisë”, tha Durim Luma koordinator i grupit të këshilltarëve të PDSH-së

Ka mungesë në këtë informatë se burimi i ndotjes nuk është theksuar në asnjë masë, prandaj un do të kërkoj që ne sot të propozoj, me qëllim të tejkalimit të ndotjes, këshilli i komunës nga qeveria kërkon që të rishikohet vendimi për vazhdimin afatit për punë i kombinatit Jugokrom. Apelojm që ky propozim të merret më seriozisht sepse pasojat për qytetarët e Tetovës mund të jenë fatale”, tha Bajram Rexhepi, koordinatorë i grupit të këshilltarëve të BDI-së.

Këshilltarët sollën vendime që të formohet ndërmarrje publike për parking sipas modelit të qytetit të Shkupit si dhe formimin e ndërmarrjes publike të qarkullimit. Një pjesë e këshilltarëve theksuan se kryetarja duhet të vlerësojë nevojën për formimin e këtyre ndërmarrjeve e jo vetëm të formohen dhe me këtë të krijohet ngarkesë e re shtesë për arkën e komunës e cila edhe ashtu, sipas një pjese të këshilltarëve, është e vogël.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *