Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT akademi kushtuar 28 nëntorit (VIDEO)

Në USHT akademi kushtuar 28 nëntorit (VIDEO)

Tetovë, 28 nëntori – Sot, feston Shqipëria, festojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe kjo është ngjarja më e bukur që na bashkon nën një flamur, duke qenë festa më e madhe në historinë e kombit shqiptar! Ashtu siç pohoi dhe Gjergj Fishta dikur: “Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi Bashkë”!

Shpallja e Pavarësisë ose Deklarata e Pavarësisë është shkëputje përfundimtare nga Perandoria Osmane. Pra, Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas këtij akti, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë. Njohja ndërkombëtare e pavarësisë dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë gjatë vitit 1913, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe Njohja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë. Kështu tha sot në fjalimin e tij docent doktor Zeqirja REXHEPI në akademinë solemne kushtuar 28 nëntorit që u mbajt në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Në këtë akademi kushtuar 28 nëntorit, kanë marrë pjesë studentë, profesorë, stafi akademik ndërsa poashtu kjo akademi është përcjellur me një program të pasur kulturo-artistik me motive kombëtare.

Ndryshe, Sot, feston Shqipëria, festojnë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen dhe kjo është ngjarja më e bukur që na bashkon nën një flamur, duke qenë festa më e madhe në historinë e kombit shqiptar! Ashtu siç pohoi dhe Gjergj Fishta dikur: “Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi Bashkë”!

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *