Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT u promovua vepra “Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957” e autorit Ndriçim Kulla

Në USHT u promovua vepra “Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957” e autorit Ndriçim Kulla

18 nëntor-Enciklopedia antologjike e mendimit shqiptar e autorit Nricim Kulla ekspozon 75 atëdhetarë të devotshëm në dritën më të mirë të mundshme, larg çdo hiperbolizimi dhe zbukurimi të panëvojshëm duke na ofruar intervenime akademike sa ngulmuese aq edhe të qarta të mveshura me një besueshmëri të paparë sa u përket fakteve dhe dëshmive historike

“Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957” është vepra e autorit Ndriçim Kulla, e cila u promovua sot në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Promovimi i veprës së gazetarit dhe publicistit Ndriçim Kulla zgjoi interesim të lartë te studentët dhe pedagogët.
Prorektori për bashkpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Arbër Çeliku, vlerësoi se “Encikopedia antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957”, e cila vjen në tri vëllime , është një dëshmi intensive e kohës krijuese e një letrari dhe diagnostiku të madh, siç është Ndriçim Kulla.
“Sa i përket përzgjedhjes së temave dhe fjalëve, autorëve dhe figurave të shquara kombëtare, të cilët ai i ka sjellë ashtu siç nuk i kemi njohur deri më tani, duke e begatur këtë enciklopedi edhe me dëshmi origjinale, pjesërisht të pabotuara deri më tani, të mendimtarëve të shquar të kombit, të viteve 1807-1957. Formati i librit zbulon përpjekjen konstruktive të një përmbledhjeje teorike të detajeve të hulumtura. Falë një fiksimi të caktuar të shikimit të autorit në skenën kombëtare, enciklopedia, të cilën e kemi përpara, pasqyron tiparet karakterizuese të një shekulli e gjysmë të historisë së mentalitetit shqiptar. Linja tematike e punës akademike dhe idealiste të profilit intelektual, siç është Ndriçim Kulla, tenton nga Merxhani, Koliqi, Meksi, Zavalani, Aleksandër Xhuvani, Arshi Pipa, Eqrem Qabej, Kristo Floqi, deri te Mitrush Kuteli dhe Martin Camaj”, tha Prorektori për bashkpunim ndërkombëtar, Prof. Dr. Arbër Çeliku.
Autori i enciklopedisë në fjalë theksoi se bëhet fjalë për 75 autorë që fillojnë nga Engjëll Mashi 1807- 1957, përbëjnë përafërsisht pesëmbëdhjetë dekada mendim shqiptar. Sipas tij, kjo është një trashëgimi dhe filozofi kombëtare. Pjesa kryesore e kësaj trashëgimie ka qenë e censuruar, e ndalur ose e përgojuar për shkaqe politike dhe sociale e historike.
“Bëhet fjalë për mendimtarë ose përfaqësuesit kryesorë të mendimit shqiptar të cilët kanë krijuar ideologjinë kombëtare, kanë frymëzuar dhe realizuar pavarësinë politike dhe kanë ndihmuar shtetin shqipëtar që të bëjë një shtet me një koncept europian”, theksoi autori Kulla.
Gazetari dhe publicisti Ndriçim Kulla nuk e mohoi mundësinë e botimit edhe të një vëllimi të katër, në të cilin do të përfshihen edhe autorë shqiptarë nga trevat e Kosovës dhe Maqedonisë.
“Në vëllimin e katër unë do të mundohem të tregohem shumë i kujdesshëm, sepse këtë mundësi na ka dhënë edhe liria, d.m.th., ne lëvizim lirisht, e njohim mirë njëri tjetrin në hapësirat e njëri tjetrit dhe do të jem korekt që në pjesën e vëllimit të katër të jenë edhe mendimtarët shqiptarë jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Kosova dhe trevat shqiptare siç janë shqiptarët e Maqdonisë, por edhe nga diaspora, që mund të jenë shqiptarë të Maqedonisë ose Kosovës në diasporë”, shtoi mes tjerash Ndriçim Kulla.
Redaktori i encikopedisë, Dorian Nepravishtaj vuri në dukje, “Po t’i shikosh zërat për mendimtarët shqiptarë të së kaluarës, jo vetëm që trajtohen shkurtimisht dhe nuk trajtohen kontibutet e tyre themelore, por ka disa prej autorëve që konfigurojnë në këto tre lloj libra të cilët nuk konfigurojnë fare në enciklopedinë e Historisë së Shqipërisë.
Enciklopedia antologjike e mendimit shqiptar e autorit Nricim Kulla ekspozon 75 atëdhetarë të devotshëm në dritën më të mirë të mundshme, larg çdo hiperbolizimi dhe zbukurimi të panëvojshëm duke na ofruar intervenime akademike sa ngulmuese aq edhe të qarta të mveshura me një besueshmëri të paparë sa u përket fakteve dhe dëshmive historike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *