Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT u promovua vepra ,,Viktima” e autorit boshnjak Safet Hadroviq -Vërbicki

Në USHT u promovua vepra ,,Viktima” e autorit boshnjak Safet Hadroviq -Vërbicki

14 nëntor-Në promovim të pranishëm ishin edhe Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rozhajës, Ali Daci dhe poeti Jeton Kelmendi.
Përndryshe, autori i veprës e cila u promovua sot në USHT, Safet Hadroviq Vërbicki është lindur më 1 tetor 1952 në Fshatin Vërbicë e Ulët e Beranës, në Mal të Zi. Shkollën fillore e kreu në Beranë, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Podgoricë.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës u promovua vepra “Viktima” e autorit boshnjak Safet Hadroviq Vërbicki. Liri në fjalë është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe nga gazetari dhe publicisti nga Kosova Smajl Smaka. Në promovimin e kësaj vepre të pranishëm ishin studentë të Fakultetit Filologjik dhe stafi akademik i këtij fakulteti. Të pranishmëve me fjalë rasti ju drejtua dekani i Fakultetit Filologjik, Doc. Dr.Fatmir Sulejmani, duke e cilësuar librin si një vepër të denjë letrare e cila do t’u shërbejë gjeneratave të reja në të ardhmen për të kaluarën e paraardhësve të tyre.
Prof. Dr.Ejup Ajdini tha se shkrimtari boshnjak, veprën e të cilit e promovojmë sot në USHT, Safet Hadoroviq Vërbicki është një nga krijuesit më të njohur dhe më të lexuar të kohës sonë, dhe për fat të mirë ka ardhur edhe në gjuhën shqipe, falë angazhimit të përkthyesit të njohur nga Kosova, gazetarit Smajl Smaka.
Recensuesja e librit, Zejnepe Alili –Rexhepi tha se në këtë vepër poema deshifrohet përmes ideve, rrëfimeve, tablove të sajuara me një frymë të thellë filozofike. Sipas saj, autori i poemës manovron me botën e sotme të artit dhe simboleve që e kalitin realitetin.
Përkthyesi i veprës, Smajl Smaka vuri në dukje se veprën ,,Viktima” të autorit Safet Hadroviq Vërbicki e ka përkthyer për dy arsye mjaftë të rëndësishme. “E para ka të bëjë me temën kushtuar një ngjarje tragjike, gjenocidit ndaj popullatës së pafajshme civile në vitin 1858 në Kollashin. Fat të njëjtë kemi pasur edhe ne shqiptarët, kemi përjetuar tragjedi të ngjashme, gjenocid, masakra, dëbime, vrasje, therje, djegie, dhunime e tjera. Pra, tema është e afërt për lexuesit shqiptar, sepse këtë edhe vetë e kanë përjetuar shumica e tyre. Shumë prej jush dhe nesh e kemi përjetuar gjenocidin e fundit në Kosovë dhe në viset shqiptare”, tha mes tjerash Smajl Smaka.
Autori i librit Safet Hadroviq Vërbicki tha se arsyeja se pse ai e ka shkruar këtë libër është memorandumi famëkeq sllav që ndërmori për shkatërrimin e Islamit në Ballkan. “Dua të cek se çka më ka shtyrë ta shkruaj këtë vepër, tash më nga viti i largët 1997. Gjatë muajit gusht kam qëndruar në Novi Sad. Në mbrëmje akademia famoze serbe kishte miratuar memorandumin fatkeq dhe e pashë se me atë memorandum po hapen dyert e ferrit dhe e kam vërejtur se po përgatitet shkatërrimi i Islamit në Ballkan. Që të mos kaloj si një udhëtar i verbër në botë, më erdhi ideja që ta shkruaj një libër dhe libri mund të ishte vetëm tragjedi. Ballkani është një djep i gjakut dhe i mjaltit, sidomos në hapësirat e Sanxhakut të Bosnjës”, tha Safet Hadroviq Vërbicki, autori i librit ,,Viktima”.
Në promovim të pranishëm ishin edhe Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Rozhajës, Ali Daci dhe poeti Jeton Kelmendi.
Përndryshe, autori i veprës e cila u promovua sot në USHT, Safet Hadroviq Vërbicki është lindur më 1 tetor 1952 në Fshatin Vërbicë e Ulët e Beranës, në Mal të Zi. Shkollën fillore e kreu në Beranë, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Podgoricë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *