Home / Lajme / Maqedoni / Nënshkruhet marrëveshja për aplikim të parkimit zonal në territorin e Gostivarit, brenda një muaji vihet në funksion (VIDEO)

Nënshkruhet marrëveshja për aplikim të parkimit zonal në territorin e Gostivarit, brenda një muaji vihet në funksion (VIDEO)

Gostivar, 14 nëntor – Në konferencën për shtyp të organizuar me këtë rast, kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta tha se aplikimi i parkimit zonal ka qenë një kërkesë e kahershme e të gjithë qytetarëve të Gostivarit, si dhe një premtim i dhënë gjatë fushatës parazgjedhore, njofton Televizioni Koha.

Në mjediset e komunës së Gostivarit, sot u nënshkrua marrëveshja për partneritet publiko-privat ndërmjet NP Komunalec dhe Shoqërisë tregtare “Duna” për aplikim, mirëmbajtje, ekonomizim me sistemin për parkim zonal në territorin e qytetit të Gostivarit, njofton Televizioni Koha.

Në konferencën për shtyp të organizuar me këtë rast, kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta tha se aplikimi i parkimit zonal ka qenë një kërkesë e kahershme e të gjithë qytetarëve të Gostivarit, si dhe një premtim i dhënë gjatë fushatës parazgjedhore.

“Qyteti i Gostivarit është qyteti i parë në rajonin e Pollogut i cili aplikon parkimin zonal dhe me këtë hap, zgjidhja e çështjes së parkimit në Gostivar do të jetë e njëjtë me atë në kryeqytetin e Maqedonisë dhe qytetet e vendeve evropiane. Kaosi në komunikacion do të eliminohet një herë e përgjithmonë dhe nuk do të ndodhë që veturat t’i zënë trotuaret dhe sipërfaqet tjera qe janë paraparë për lëvizje të këmbësorëve, fëmijëve, pleqve dhe nënave tona”, theksoi kryetari Nezvat Bejta, transmeton Televizioni Koha.

Ai bëri me dije se në përputhje me kontratën që u nënshkrua sot, e për të cilën paraprakisht u soll vendim në Këshillin e Komunës, Ndërmarrjes publike “Komunalec” i jepet e drejta e profitit prej 62%, ndërsa partnerit privat 38 % dhe se çmimet e shërbimeve janë të rregulluara sipas zonave. “Krahas asaj që me menaxhimin e ri të parkingjeve shërbimi do të paguhet, do të kufizohet edhe kohëzgjatja e parkimit. Në këtë mënyrë, komunikacioni do të zhvillohet shumë më mirë sesa deri më tani dhe nuk do të ndodhë që veturat të parkohen në vendet e palejuara”, nënvizoi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, transmeton Televizioni Koha.

Në lidhje me aspektet teknike të aplikimit të parkimit zonal në pjesë të qytetit të Gostivarit, foli edhe drejtori i NP “Komuanlec” Memedali Xhaferi, i cili theksoi se partneri privat do të ketë obligim ta vendos dhe mirëmbajë sistemin informatik për vendosjen e parkimit zonal, pagesën, kontrollin dhe të udhëheqë me gjithë sistemin, furnizim dhe mirëmbajtjen e serverëve dhe pajisjeve të tjera informatike për punë 24/7.

“Çmimet e shërbimeve do të jenë në përputhje me çmimoren e miratuar nga Këshilli i komunës, ndërsa pagesa do të bëhet nga ana e punëtorëve me para të gatshme për çka do të lëshohen llogari fiskale, ose nëpërmjet SMS-ve nga celulari, siç praktikohet edhe në kryeqytet”, tha drejtori Xhaferi, duke potencuar se punët përgatitore do të fillojë menjëherë ndërsa pritet që brenda një muaji të fillojë edhe funksionimi, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër, drejtori i Shoqërisë tregtare “Duna” Koce Petrov, në cilësinë e partnerit privat, theksoi se kjo ndërmarrje ka përvojë në drejtim të parkimit zonal dhe siguroi qytetarët e Gostivarit se do të kenë shërbime cilësore. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *