Home / Lajme / Maqedoni / Nesër sërish protesta në Tetovë

Nesër sërish protesta në Tetovë

13 nëntor-Ne nuk do të rijmë të qetë dhe do të protestojmë ashpër derisa Komuna e Tetovës dhe komunat përreth të mos zgjidhin problemin e deponive të egra, që ua zënë frymën banorëve dhe të mos rregullojnë problemin e komunikacionit, që poashtu paraqitet si ndotës i madh”, thonë përfaqësues të shoqatës “Ecuguerilla”, të cilët janë organizatorët e protestave kundër ndotjes në Tetovë.

Pas paralajmërimeve se ditën e premte në Tetovë sërish do të ketë protesta kundër ndotjes, drejtues të lëvizjes “Ecoguerillla” kanë organizuar një pres konferencë në afërsi të fabrikës Jugohrom prej nga kanë ftuar qytetarët e Tetovës dhe më gjerë që të përkrahin protestat kundër ndotjes. Arjanit Xhaferi tha se protestat kundër ndotjes do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Kemi ardhur këtu para ndotësit më të madh për t’u bërë ftesë të gjithë qytetarëve të Tetovës që nesër në ora 13.00 nga Sheshi Iliria të na bashkohen për një marsh protestues për të shprehur edhe njëherë pakënaqësinë tonë ndaj ndotësit Jugohrom. Presioni jonë ndaj përgjegjësve të këtij helmimi masovik do të bëhet gjithnjë më i madh. Ftoj të gjithë njerëzit human, qytetarët dhe banorët e këtyre komunave që preken nga helmi që bashkërisht t’i themi jo ndotjes që mbjellë kancer në gjenet tona, na helmon tokën nga e cila ushqehemi dhe ujin që e pimë. Mos i humbni shpresat, pasi jemi të sigurt se do t’ia arrijmë qëllimit. Nuk do të lejojmë që Tetova dhe Pollogu t’i ngjajë Çernobilit të Ukrainës. Nuk kemi ku të ikim nga vendi jonë nga qyteti rrëzë Sharrit”, tha Xhaferi. Sipas tij, protestat do të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimit. “Ne nuk do të ndalemi deri në përmbushjen e misionit tonë për luftimin e helmimit kolektiv! Ne kërkojmë vetëm një ambient më të shëndetshëm për të gjithë, pa dallim etnie, feje, gjinie, moshe apo edhe përkatësia partiake! Ne do të radikalizojmë edhe më shumë protestat nëse Qeveria vazhdon të tregohet e shurdhër për kërkesën tonë që Jugohrom të instalojë filtra dhe të ndalë ndotjen që mbjell kancer. Ne nuk do të rijmë të qetë dhe do të protestojmë ashpër derisa Komuna e Tetovës dhe komunat përreth të mos zgjidhin problemin e deponive të egra, që ua zënë frymën banorëve dhe të mos rregullojnë problemin e komunikacionit, që poashtu paraqitet si ndotës i madh”, thonë përfaqësues të shoqatës “Ecuguerilla”, të cilët janë organizatorët e protestave kundër ndotjes në Tetovë.Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *