Home / Lajme / Maqedoni / Neziri do kërkoj llogari nga qeveria për aksionin e DAP-it

Neziri do kërkoj llogari nga qeveria për aksionin e DAP-it

Shkup, 08 nëntor – Do të kërkojë koordinatorin e këtij aksioni i cili më pas duhet të tregoj se pse është dashur që të ketë forca policore në këtë. Këto aksione sipas Nezirit shkojnë në dëm të fushatës për tërheqjen e investimeve të huaja.

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri premtoi edhe një herë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të kërkojë llogari për prezencën e njësitit special në aksionet e Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Neziri thekson se do të kërkojë koordinatorin e këtij aksioni i cili më pas duhet të tregoj se pse është dashur që të ketë forca policore në këtë

Këto aksione sipas Nezirit shkojnë në dëm të fushatës për tërheqjen e investimeve të huaja.

Ndaj prezencës së njësitit special në aksionin e DAP-it reaguan edhe qytetarët. Ata vlerësojnë se me këtë pushteti demonstron forcën dhe dëmton bizneset e vogla. Gjatë këtij aksioni 3 ditor janë kontrolluar 53 objekte, ndërsa në 29 prej tyre janë regjistruar parregullsi. Kontrolle janë bërë në Kumanovë, Likovë, Qendër të Shkupit, Çair, Saraj, Tetovë, Strugë dhe Radovish.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *