Home / Lajme / Maqedoni / Një nxënës goditet me thikë

Një nxënës goditet me thikë

26 nëntor-Autori ka qenë një i mitur nga fshati Gërçec. Sipas policisë, personi ka marrë lëndime trupore, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sot rreth orës 10.30 minuta në qendrën tregtare “Leptokarija” në Shkup, ka ndodhur një incident mes nxënësve të shkollës së mesme Zdravko Cvetkovski, me çrastë ka pësuar lëndime trupore një nxënës I kësaj shkolle.

Rrahja ka ndodhur pas konfliktit verbal mes nxënësve të shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski, ku njëri prej nxënësit ka nxjerr thikën dhe ka sulmuar një nxënës tjetër.

Autori ka qenë një i mitur nga fshati Gërçec. Sipas policisë, personi ka marrë lëndime trupore, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia njofton se ka arrestuar një person pasi i është gjetur arma me të cilën është kryer sulmi, ndërsa punohet që të verifikohet nëse bëhet fjalë për autorin e veprës.Alsat

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *