Home / Lajme / Maqedoni / Omer Xhemaili ligjëroi para studentëve të USHT-së (VIDEO)

Omer Xhemaili ligjëroi para studentëve të USHT-së (VIDEO)

Tetovë, 21 nëntor – Omer Xhemaili është nga fshati Tearcë e Tetovës ndërsa punon prej disa kohë si mjek në spitalin Akademik të Frankfurtit ku njëkohësisht është edhe docent i përhershëm në universitetin e mjekësisë në Gjerman, njofton Televizioni Koha.

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës ka mbajtur një ligjëratë kardiokirurgu Omer Xhemaili, i cili para studentëve të mjekësisë pranë këtij universiteti ka folur për valvulat në zemër dhe mënyrat më të mira që një pacient pas operimit të jetojë një jetë normale. Omer Xhemaili foli edhe për specifikat që duhet t`i ketë një kardiokirurg dhe se si duhet të bëjë kombinimin mes njohurive që i ka përfituar si kirurg dhe punës akademike dhe shkencore.

“Unë e ndjej veten se i kam një lloj borxhi vendlindjes time dhe kjo është një mënyrë e vogël që po mundohem ta kthej atë borxh vendlindjes time, bartja e eksperiencës time që kam fituar jashtë saj në trojet e mia dhe dhënia e kësaj eksperiencë gjeneratave të rejave. Kardiokirurgjia për momentin ballafaqohet me disa sfida por unë mendoj se në përgjithësi kemi sfidën e trajtimit të sëmundjeve kardiake dhe kardiovaskulare dhe mendoj se tendenca për trajtimin e këtyre sëmundjeve shkon në përpilimin e të ashtuquajturave heart team ose ekipit së zemrës, e cila më nuk do të përbëhet vetëm nga kardiokirurg apo nga kardiologu po do të jetë një bashkëpunim më i gjerë me shumë ekspert të cilët kanë qasje në këtë lëmi. Unë e bëjë krahasimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës me atë parathënie që e tha Rama në Beograd se tani më USHT-ja është një realitet një gjë që është e pranuar në të gjithë Evropën në të gjithë botën dhe tani kemi ardhur në një pikë ku sasia nuk do të luaj më rol por do ti kthehemi cilësisë dhe të zhvillojmë një edukatë shumë të mirë për gjeneratat e ardhshme”, tha Omer Xhemaili, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, Omer Xhemaili është nga fshati Tearcë e Tetovës ndërsa punon prej disa kohë si mjek në spitalin Akademik të Frankfurtit ku njëkohësisht është edhe docent i përhershëm në universitetin e mjekësisë në Gjermani. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *