Home / Lajme / Maqedoni / OPS kërkon ndryshime në parlamentin studentor të USHT-së (VIDEO)

OPS kërkon ndryshime në parlamentin studentor të USHT-së (VIDEO)

Tetovë, 03 nëntor – Pas përfundimit të aktivitetit na thirrën zyrtarë të USHT-së , kishim takim me sekretarin e USHT-së ku i shpalosëm kërkesat se çfarë mendojmë të bëjmë. Më pas na mori emrat e të gjithë anëtarëve të organizatës dhe dy indekse i ndaloi sekretari i USHT-së dhe na tha që do jemi që do jemi në kontakt sepse na tha që jemi duke i thyer rregullat e USHT-së dhe për këtë mundë të shkojmë në komisionin disiplinor”, deklaroi Denis Raufi, OSP.

Sot në hapësirat e USHT-së një grup studentësh që pretendojnë se janë anëtarë të Organizatës së pavarur studentore kanë shpërndarë disa fletushka në të cilën kërkohen disa sqarime në lidhj me parlamentin studentor të USHT-së. Ata kërkojnë sqarim se a A ekziston parlament studentor? Si është zgjedhur parlamenti studentor? Kush janë anëtarët e parlamentit studentor.

“OSP është organizatë studentore e cila do të bëjë aktivitete të ndryshme studentore aktiviteti i sotëm i yni që bëmë shpërndamë disa fletushka ku përmbanin disa pyetje dhe kërkesa. Pas përfundimit të aktivitetit na thirrën zyrtarë të USHT-së , kishim takim me sekretarin e USHT-së ku i shpalosëm kërkesat se çfarë mendojmë të bëjmë. Më pas na mori emrat e të gjithë anëtarëve të organizatës dhe dy indekse i ndaloi sekretari i USHT-së dhe na tha që do jemi që do jemi në kontakt sepse na tha që jemi duke i thyer rregullat e USHT-së dhe për këtë mundë të shkojmë në komisionin disiplinor”, deklaroi Denis Raufi, OSP.

Sipas anëtarëve të kësaj organizate ata sot janë penguar në ndarjen e fletushkave nga ana e sigurimit të USHT-së dhe siç thonë disa anëtarë të tyre në hapësirat e USHT-ë gjatë ditës kanë zhvilluar bisedime me sekretarin e USHT-së por ende nuk dihen detajet e epilogut të bisedimeve. Organizata e pavarur studentore nuk njihet si institucion legjitim i studentëve nga ana e USHT-së dhe për ata i vetmi institucion legjitim që përfaqëson interesat e studentëve është parlamenti studentor, parlament që kontestohet nga ky grup i studentëve me synim që të bëhen reforma në këtë parlament ku anëtarë dhe udhëheqës të parlamentit studentor në të ardhmen të jenë student të zgjedhur me vota të drejtpërdrejta nga vetë studentët e USHT-së.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *