Home / Lajme / Maqedoni / Pajaziti demanton Dimovskin

Pajaziti demanton Dimovskin

13 nëntor- Ky projekt nuk mund të realizohet me buxhetin komunal pasi që tërë buxheti sa është i komunës të ndahet sërish ky projekt nuk mund të realizohet. Këta janë spekulime, mua kjo nuk më shqetëson pasi që unë para qytetarëve jam shumë korrekt”, tha Enver Pajaziti, Kryetar i Komunës së Bërvenicës.

Kreu i Komunës së Bërvenicës Enver Pajaziti ka hedhur poshtë sot akuzat e Ilija Dimovskit, se në komunën e tij, maqedonasit po diskriminohen për shkak se Komuna nuk po e bën kanalizimin prej vitesh, në mënyrë të qëllimshme. Pajaziti e quajti të papërgjegjshme deklaratën, ndërsa për mosrealizimin e projektit të kanalizimit ia drejtoi gishtin Drejtorisë për Rrugë Rajonale e cila sipas tij nuk ka dhënë leje për ndërtimin e kanalizimit që duhet të kalojë përmes rrugën rajonale 404. Pajaziti theksoi më tej se qeveria pret që kanalizimi të bëhet nga fondet mjete të komunës, por, projekti kushton shumë më tepër nga gjithë buxheti i Komunës.

“Kështu akuza dhe deklarata të pandërgjegjshme ka pasur, ka dhe do të ketë. Unë e përgënjeshtroj dhe do ta demantoj pasi që unë si kryetar komune, konkretisht për projektin në fjalë, kam punuar më shumë që të realizohet se sa ato vet, por kjo ka qenë një pengesë politike që mund ta them publikisht, pasi tre vjet me radhë nga drejtoria e rrugëve rajonale nuk është dhënë leje për fillimin e punimeve pasi që kolektori kryesor për kanalizimin në fshatin Bërvenicë, duhet ta kalojë në rrugën rajonale 404 që do të thotë Tetovë-Gostivar dhe ne si pushtet lokal nuk kemi të drejtë ta japim leje ndërtimi në rrugët rajonale. Ky projekt nuk mund të realizohet me buxhetin komunal pasi që tërë buxheti sa është i komunës të ndahet sërish ky projekt nuk mund të realizohet. Këta janë spekulime, mua kjo nuk më shqetëson pasi që unë para qytetarëve jam shumë korrekt”, tha Enver Pajaziti, Kryetar i Komunës së Bërvenicës.

Mbrëmë gjatë seancës së këshillit nacional për euro integrime, gjatë përplasjeve mes deputetëve të PDSH-së dhe atyre të VMRO DPMNE-së, deputeti i VMRO-së akuzoi kryetarin shqiptar të komunës së Bërvenicës për diskriminim.

“Në Bërvenicë, në vendet ku jetojnë maqedonas, nuk bëhet kanalizimi 6-7 vite me radhë, edhe pse kjo është kërkesë themelore e qytetarëve. Ose duhet të përmendim që në Neproshten nuk rikonstruohet shkolla ku mësojnë maqedonas. Ose të përmendim se në fshatrat rreth qytetit të Strugës ku jetojnë maqedonas nuk ndërtohen terrene sportive”, u shpreh Ilija Dimovski, VMRO DPMNE.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *