Home / Lajme / Maqedoni / Panairi i karierës në Tetovë (VIDEO)

Panairi i karierës në Tetovë (VIDEO)

Tetovë, 21 nëntor – Në kuadër të programeve që ofron Ambasada Amerikane në Shkup, është organizuar sot edhe panairi i karrierës, me çka të rinjve iu mundësohet përveç trajnimit edhe punësim, njofton Televizioni Koha.

Përfaqësues të ambasadës amerikane, kanë promovuar mbrëmë para studentëve dhe nxënësve në Tetovë, ofertat e studimit në Amerikë me bursë të financuar tërësisht nga ambasada. Këto aktivitete të ambasadës së SHBA-ve në Shkup, bëhen në kuadër të javës së arsimit ndërkombëtar.

“Ne kemi një mori programesh por, më interesante është program për studime post diplomatike në SHBA-ve, dhe programe për nxënësit e shkollave të mesme që iu ofrojmë një vit të shkollës së mesme atje, ose shkollë verore që është programi Benjamin Franklin që konkursi vijon tani, por ka edhe një risi tjetër për ju gazetarët që parasheh profesionalizim në kohëzgjatje prej një semestër”, tha Gazmend Iljazi, zyra për diplomaci publike, njofton Televizioni Koha.

Në kuadër të programeve që ofron Ambasada Amerikane në Shkup, është organizuar sot edhe panairi i karrierës, me çka të rinjve iu mundësohet përveç trajnimit edhe punësim.

“Sot organizojmë panairin e karrierës i cili ka për qëllim të shërbejë si urë lidhëse mes të interesuarve për punë praktike dhe punësim dhe shoqatave organizatave apo kompanive që ofrojmë mundësi konkrete për punësim”, u shpreh Blerton Zeneli, këshilli rinor i ambasadës së SHBA-ve, njofton Televizioni Koha.

“Këndi Amerikan është duke promovuar intership programin ku fillimisht dërgon CV për tu anëtarësuar , dhe zgjat një muaj, me çka informohesh më shumë se çka ofron këndi amerikan”, tha Albulena Aliti, Këndi Amerikan, njofton Televizioni Koha.

“Jemi këtu për të prezantuar mundësitë për punë praktike në portalin Tetova 1, për të rinjtë ambicioz që dinë të shkruajnë për opinion dhe mundë të angazhohen për punë praktike në portalin tone”, theksoi Rahim Huseini, Tetova 1, njofton Televizioni Koha.

Njoftimet më të detajuara në lidhje me ofertën dhe kërkesën e ambasadës për studentët dhe nxënësit e interesuar, sipas Iljazit, mundë ta marrin në këndin Amerikan në Tetovë, apo në ueb-faqen e ambasadës Amerikane. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *