Home / Lajme / Maqedoni / Parkimi dhe transporti shpëptim nga kaosi (VIDEO)

Parkimi dhe transporti shpëptim nga kaosi (VIDEO)

Tetovë, 23 nentor – Pas miratimit në këshillin e komunës të propozim vendimit për themelimin e dy ndërmarrjeve të reja, komuna e Tetovës është në përgatitje e sipër të rregullativës lijhore për funksionimin e këtyre dy ndërmarrjeve, përkatësisht të ndërmarrjes për menaxhim me parkingjet dhe ndërmarrjes për menaxhim me transportin publik, njofton Televizioni Koha.

Vendimet për themelimin e këtyre ndërmarrjeve kanë marrë dritë jeshile nga këshilli komunal gjegjësisht nga shumica e këshillit, ndërsa autoritetet e komunës nënvizojnë se ka qenë nevojë e madhe që këta dy ndërmarrje të themelohen. Por megjithatë nga komuna e Tetovës refuzojnë që të japin detaje se saktësisht kur do të fillojnë të funskionojë këta dy ndërmarrje.

Hysein Demiri, udhëheqës i sektorit për komunikacion dhe tokë ndërtimore thotë se parkimi zonal do të mund të zhvillohet në bulevardet kryesore të qytetit pavarësisht se në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Punëve të Brendëshme ndalohet parkimi në bulevardet kryesore, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkaq, pas shumë presioneve të opinionit dhe protestave lidhur me ndotjen në Tetovë dhe më gjërë në Pollog komuna e Tetovës ka iniciuar edhe themelimin e ndërmarrjes publike për transport publikë. Tetova është ndër qytetet e rralla që nuk e ka të rregulluar transportin publik në mënyrë institucionale.

Ndryshe, rrugët e Tetovës në brendi janë funksionale vetëm gjatë ditëve të diela dhe kur ka delegacione qeveritare apo delegacione nga jashtë dhe atëherë vërehet një komunikacion i rregulluar por më pas vazhdon avazi i vjetër dhe sërish bllokohen rrugët nga dendësia e automjeteve. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *