Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Aksionet janë kundër shqiptarëve

PDSH:Aksionet janë kundër shqiptarëve

10 nëntor-Nëpërmjet forcave të shumta policore tentohet të mbjellët frik dhe të manifestohet forcë ndaj shqiptarëve, kurse faktin që shqiptarët janë të pa mbrojtur institucionalisht, si pasoj e korrupsionit dhe hajnisë së madhe të funksionarëve të BDI-së, e din çdokush.Kërkojmë që urgjentisht të ndërpritet kjo fushatë antishqiptare e qeverisë VMRO-BDI”, deklaroi Gazmend Aliu deputet i PDHS-së.

Pas aksioneve të fundit të policisë dhe DHP ka reaguar edhe Partia Demokratike Shqiptare duke thënë së bizneset e qytetarëve shqiptare janë të pambrojtur institucionalisht për shkak të mos interesimit të partisë shqiptare në pushte. “Se sa të pambrojtur janë shqiptarët tregoi rasti i këtyre ditëve, ku Qeveria VMRO-BDI u është vërsulur vendbanimeve shqiptare me forca të mëdha policore, si dhe me tatimorë e inspektorë të llojeve të ndryshme.Sikur të mos mjaftonte eksploatimi dhe shfrytëzimi i skajshëm që u bëhet në vazhdimësi shqiptarëve nga ana e qeverise, me çka mbushin buxhetin, të cilën më pas e shfrytëzojnë për investime të projekteve një nacionale maqedonase. Qeveria VMRO-BDI me këto blic aksione ka për qëllim që përfundimisht të pamundësoj çfarëdolloj zhvillimi, apo perspektive të shqiptarëve.Këto aksione kanë qëllime të shumëfishta antishqiptare. Nëpërmjet këtyre kontrolleve tentohet që shqiptarët të paraqiten si mos-pagues të tatimeve, gjë që nuk është e vërtetë, pasi që më shumë se një e treta e buxhetit mbushet pikërisht nga shqiptarët.Nëpërmjet forcave të shumta policore tentohet të mbjellët frik dhe të manifestohet forcë ndaj shqiptarëve, kurse faktin që shqiptarët janë të pa mbrojtur institucionalisht, si pasoj e korrupsionit dhe hajnisë së madhe të funksionarëve të BDI-së, e din çdokush.Kërkojmë që urgjentisht të ndërpritet kjo fushatë antishqiptare e qeverisë VMRO-BDI”, deklaroi Gazmend Aliu deputet i PDHS-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *