Home / Lajme / Maqedoni / Për 24 orë shtatë aksidente në rajonin e Shkupit

Për 24 orë shtatë aksidente në rajonin e Shkupit

12 nëntor-Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” nga ana e policisë rrugore janë hequr 42 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Gjatë ditës së kaluar në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë së komunikacionit është kryer ekspertizë në gjithsej shtatë fatkeqësi komunikacioni.
Prej tyre, pesë janë me pasojë dëm material dhe dy me pasojë lëndim trupor. Në njërin, lëndime më të lehta ka marrë një drejtues i një automjeti motorik për udhëtarë, ndërsa në tjetrin lëndime më të lehta ka marrë një këmbësor.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së komunikacionit janë zbuluar dhe sanksionuar 15 drejtues të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, 13 drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin me afat të skaduar të patentës së shoferit, tre drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni dhe 18 drejtues të cilët nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë ose, kanë përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit motorik.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” nga ana e policisë rrugore janë hequr 42 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *