Home / Lajme / Maqedoni / Përmbytje në Kumanovë dhe rrethinë (VIDEO)

Përmbytje në Kumanovë dhe rrethinë (VIDEO)

Kumanovë, 19 nëntor – Disa objekte banesore u përmbytën në rajonin e Kumanovës, njoftuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Shirat e rrëmbyeshëm që përfshinë dje Maqedoninë perëndimore shkaktuan daljen nga shtrati të shumë lumenjve. Disa objekte banesore u përmbytën në rajonin e Kumanovës, njoftuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave. Sipas autoriteteve, për momentin nuk ka rrezik nga dalja nga shtrati e lumit më të madh në vend, Vardarit, ndonëse niveli i tij është rritur në masë të konsiderueshme.

“Ndonëse lumi Vardar ka ngritje të nivelit dhe kishte dalje të vogël nga shtrati në Qendër ku janë duke u kryer disa ndërtime, nuk ka pasoja më serioze. Pra, edhe pse është rritur niveli i ujit megjithatë në këtë moment nuk ekziston rrezik për dalja nga shtrati i lumit Vardar”, deklaroi Nadica Vërçkova, Qendra për Menaxhimin e Krizave, transmeton Televizioni Koha.

Dalje nga shtrati pësoi Lumi i Kumanovës pranë rrugës Prilep-Krushevë. Nga Enti Hidrometeorologjik paralajmërojnë reshje edhe gjatë pasdites së sotme, por këtë herë në Maqedoninë lindore. Sinoptikët shprehen se reshjet e pasdites do të jenë rreth 15 litra në metër katrore, për dallim nga dita e djeshme kur arritën 50 litra në metër katrore.

“Do të jenë procese më të lokalizuara dhe më të shkurta. Gjatë orëve të natës presim zvogëlim të vranësirave dhe depërtim të një mase më të ftohtë nga veriu. Kështu që gjatë ditëve të ardhshme deri të dielën, moti do të jetë i qëndrueshëm por më i freskët, do të ketë ulje temperaturash ditore për rreth 5-6 gradë celsius”, tha Kostadinka Arsovska, sinoptikane, transmeton Televizioni Koha.

Sipas ekspertëve vendet ku ka ngushtim të shtretërve të lumenjve për shkak të aktiviteteve ndërtimore, janë më të rrezikuara për dalje nga shtrati.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *