Home / Lajme / Maqedoni / Përmendore edhe për Gagarinin në Shkup (VIDEO)

Përmendore edhe për Gagarinin në Shkup (VIDEO)

Shkup, 14 nëntor – Edhe kosmonauti rus Jurig Gagarin do të ketë përmendoren e tij në Shkup, pas gjithë përmendoreve masive të “Shkupi 2014”.

Përmendorja e tij do të vendoset në komunën e Karposhit në pjesën qendrore të kryeqytetit, ndërsa ajo vendoset me kërkesë të Ambasadës së Rusisë në Maqedoni.Gagarin është injohur si njeriu i parë që më 12 prill 1961, me anijen kozmike “Vostok 3KA-3” udhëtoi në hapsirë, dhe i pari që e përshkoi orbitën e tokës.

Vendosja e kësaj përmendoreje është përkrahur nga gjithë këshilltarët e kësaj komune në Shkup.Dukuria e vendosjes masive të përmendoreve në Shkup, sidomos ato të projektit “Shkupi 2014” ka pushtuar mediat botërore, duke u konsideruar si vendi ku derdhen miliona euro për përmendore dhe objekte me stil të vjetër arkitektonik, derisa qytetarët po jetojnë në kushte të krizës sociale dhe ekonomike. Një pjesë e këtyre përmendoreve kanë nxitur edhe tensione ndëretnike.

Derisa po vazhdon vendosja e këtyre përmendoreve, akoma nuk ka asnjë lëvizje rreth vendosjes së tri përmendoreve të personaliteteve historike shqiptare. Komuna Qendër dhe Qyteti i Shkupit vazhdojnë të hedhin përgjegjësinë ndaj njëra tjetrës për këto përmendore.

Në muajin gusht 2012, Komuna Qendër kishte paralajmëruar se përmendoret e Nexhat Agollit, Josif Bagerit dhe të Pjetër Bogdanit do të vendoseshin deri në fund të atij viti, por ato deri tani nuk duken askund. Ky premtim ishte dhënë edhe nga partia shqiptare në pushtet BDI, e cila është pjesë edhe e pushtetit në Qytetin e Shkupit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *