Home / Lajme / Maqedoni / Pllakë përkujtimore në Vratnicë për bombarduesin amerikan

Pllakë përkujtimore në Vratnicë për bombarduesin amerikan

26 nëntor- Kur bombarduesi u përplas në vitin 1944, banorët e Vratnicës ishin ata që i erdhën në ndihmë aeroplanit të rrëzuar. Ata ndihmuan tre të mbijetuarit dhe varrosën gjashtë anëtarët e ekuipazhit që kishin humbur jetë

Në varrezat e fshatit Vratnicë ambasadori amerikan Paul Wohlers Uollers dhe ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski sot do të marin pjesë në vendosjen e pllakës përkujtimore në nder të bombarduesit amerikan B-24D nga Lufta e Dytë Botërore, që më 26 gusht 1944 u përplas tek malet në afërsi të Vratnicës.

Kjo pllakë përkujtimore u përpunua përmes një granti nga Ambasada e SHBA, të administruar nga një organizatë joqeveritare lokale e veteranëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Kur bombarduesi u përplas në vitin 1944, banorët e Vratnicës ishin ata që i erdhën në ndihmë aeroplanit të rrëzuar. Ata ndihmuan tre të mbijetuarit dhe varrosën gjashtë anëtarët e ekuipazhit që kishin humbur jetën.

Përgjatë viteve, Ambasada e SHBA ka dëgjuar shpjegime të ndryshme mbi këtë ngjarje. Në vitin 2013, zyrtari i Ambasadës Spencer Fields, me ndihmën e banorëve të Vratnicës hulumtoi ngjarjet, organizoi një shëtitje deri tek vendi ku u rrëzua aeroplani dhe konfirmoi identitetin e aeroplanit dhe emrat e pjesëtarëve të ekuipazhit. Kjo pllakë përkujtimore vendoset në nder të ekuipazhit të aeroplanit B-24 dhe në nder të banorëve të Vratnicës që ndihmuan të mbijetuarit. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *