Home / Lajme / Maqedoni / Pllakë përkujtimore për pilotët amerikan

Pllakë përkujtimore për pilotët amerikan

26 nëntor-Me këtë rast ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Paul Wohlers dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, në mënyrë solemne kanë shpalosur pllakën përkujtimore në fshatin Vratnicë, me emrat e gjashtë ushtarëve amerikan, të cilët humbën jetën me aeroplanin e tyre mbi fshatin Vratnicë, gjatë Luftës së Dytë Botërore

Pllakë përkujtimore për nderë të gjashtë pilotëve amerikan të vdekur dhe tre të mbijetuarve është shpalosur në fshatin Vratnicë të rrethinës së Tetovës. Me këtë rast ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Paul Wohlers dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, në mënyrë solemne kanë shpalosur pllakën përkujtimore në fshatin Vratnicë, me emrat e gjashtë ushtarëve amerikan, të cilët humbën jetën me aeroplanin e tyre mbi fshatin Vratnicë, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ambasadori Wohlers ka falënderuar banorët e Vratnicës për ndihmën që iu dhanë tre ushtarëve të mbijetuar të kësaj tragjedie, pikërisht në Ditën e falënderimeve, festë kjo që në SHBA festohet me të madhe. “Sot i nderojmë viktimat, gjashtë pilotët, që humbët jetët larg shtëpisë si dhe banorëve të Vratnicës që iu ndihmuan tre të mbijetuarve anëtarë të ekuipazhit. Më 26 gusht1944, aeroplani ushtarak amerikan u rrëzua lart në Sharr, këtu mbi Vratnicë, me çka banorët e këtij vendi të vogël rrezikuan t’i varrosin të vdekurit dhe iu ndihmuan të mbijetuarve. Amerika dhe pjesëtarët e familjeve të të varrosurve, ju falënderojnë përjetësisht për këtë akt”, tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Paul Wohlers. Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, tha se ndihma ndaj pilotëve amerikan është një gjest shumë i madh nga ana e banorëve. “Ndihma e ndërsjellë është shtytësi që lëviz çdo shoqëri, për këtë edhe ndihma e banorëve të Vratnicës ndaj ushtarëve amerikan në vitin 1944 është një gjest i rëndësishëm që të gjithë ne duhet ta respektojmë. Kjo ngjarje është një nga shembujt më të mirë për bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy shteteve tona. Gjesti që bënë vratnicasit në gusht të 1944, është për çdo respekt, ata rrezikuan jetën e tyre dhe të familjeve të tyre, duke iu ndihmuar viktimave të fluturakes amerikane dhe me këtë treguan një trimëri dhe sakrificë të madhe”, tha ministri Jolevski. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, pjesëtarë të familjeve të tyre kanë ardhur, kanë identifikuar viktimat dhe më pas i kanë dërguar në SHBA. Fshati Vratnicë ndodhet në rajonin e Komunës së Jegunocit, në një largësi rreth 10 kilometra nga kufiri me Jazhincën dhe është fshat etnikisht i pastër me maqedonas.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *