Home / Lajme / Maqedoni / Policia areston 5 kengetare ne nje lokal ne Cegran

Policia areston 5 kengetare ne nje lokal ne Cegran

27 Nentor – Tre shtetase të huaja dhe dy shtetase të Maqedonisë, janë hasur në vendngjarje nga ana e policisë duke punuar ilegalisht në një lokal nate në fshatin Çegran.

Tre shtetase të huaja dhe dy shtetase të Maqedonisë, janë hasur në vendngjarje nga ana e policisë duke punuar ilegalisht në një lokal nate në fshatin Çegran. Policia njoftoi se aksioni ishte realizuar të mërkurën në mbrëmje nga ora 23;00 deri në ora një të pasmesnatës në objektin hotelier “Eksport – Import” pronë e 32 vjeçarit me inicialet B.N nga ky fshat. Aksioni është realizuar me urdhër të gjykatë. Shtetaset e huaja kanë qenë një nga Shqipëria dhe dy nga Kosova,ndërsa dy tjerat kanë qenë nga Shkupi dhe Tetova. Që të gjitha kanë punuar ilegalisht, kurse njëra nga shtetaset e huaja nuk ka pasur edhe leje qëndrimi. Zëdhënësi i Policisë, Marjan Josifiski njoftoi se shtetaset e huaja janë dërguar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe gjatë ditës së enjte janë dorëzuar në njësinë për kriminalitet ndërkufitar dhe migrim. Pas verifikimit të identitetit të tyre, shtetaset nga Maqedonia janë lënë të lira. “Po shqyrtohen të gjitha detalet rreth punës dhe qëndrimit të shtetaseve të huaja në këtë objekt, pas çka do të merren masa konkrete në përputhshmëri me ligjin”, shtoi Josifoski. Sipas rregullave në fuqi, pos ndalesës për hyrje në territorin e Maqedonisë ndaj shtetaseve të huaja, për rastet e tilla aplikohen edhe fletëparaqitje për punë ilegale. Gjoba për këtë devijim ligjor rrotullohet nga 800 deri 1500 euro. Shtetaset e hasura, pa përjashtim kanë qenë të angazhuara si këngëtare. Mosha mesatare e shtetaseve të huaja dhe dy shteteve nga Maqedonia, që u zbuluan duke punuar ilegalisht në objektin e ndodhur në fshatin Çegran, rrotullohet nga 30 deri 34 vjet. Me aksionin e realizuar së fundmi, ka arritur në katër numri i ndërhyrjeve policore në objektet e natës brenda muajt nëntor. Në aksionin paraprak të realizuar në objektin hoteliere “Viena“, në Gostivar, organet e rendit të shoqëruar edhe nga disa inspektorë, ka hasur dhe privuar ngal liria dy shtetase të huaja, të cilat kishin tentuar të ikin por nuk kishin mundur tu shpëtojnë organeve të rendit dhe përfunduan në Stacionin Policor të Gostivarit. Bëhej fjalë për një shtetase nga Serbia dhe një tjetër nga Bullgaria. Ndërkaq, lokalin e natës “Nota”, në fshatin Çegran, po ashtu u identifikuan dhe u privuan nga liria pesë shtetase nga Shqipëria dhe një shtetase nga Bullgaria, ndërsa në një aksion tjetër në fillimi të muajt policia hasi një shtetase nga Kavaja e Shqipërisë po ashtu duke punuar ilegalisht si kameriere në një lokal nate në qytetin e Gostivarit.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *