Home / Lajme / Maqedoni / Policia dhe Ujp-ja nuk haruan edhe Studeniçanin

Policia dhe Ujp-ja nuk haruan edhe Studeniçanin

Shkup, 11 nentor – Kontrollet e koordinuara të inspektorëve të shoqëruar nga njësitet speciale mbrëmë kanë vazhduar në komunën e Studeniçanit.

Inspektorë të Inspektoratit të Tregut dhe të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) sërish janë futur nëpër lokale të shoqëruar nga njësitet për ndërhyrje të shpejtë.

Pjesëtarët e këtyre njësiteve kanë ndërhyrë sërish nëpër ambientet e brendshme të lokaleve, kryesisht restorante dhe kafeteri në këtë komunë, duke shqetësuar mysafirët e pranishëm.

Ekipet të shumta të njësiteve specialeve janë parë edhe të grumbulluara në grupe pranë shumë lokaleve.

Sipas inspektorëve kontrollet kryhen për të verifikuar se sa respektohen kushtet fiskale dhe ligji antiduhan nëpër lokalet e kësaj komune.

Edhe përkundër reagimeve ndaj kësaj dukurie nga ana e ministrave dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë të partisë në pushtet BDI, po vazhdojnë aksionet dhe ekspeditat e tilla që ditëve të fundit nisën nga Likova, Kumanova, Shkupi, Saraji, Tetova, Gostivar dhe të dielën në Dibër.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *