Home / Lajme / Maqedoni / Poposki: Greqia fajtore për dështimin në New York

Poposki: Greqia fajtore për dështimin në New York

13 nëntor-Sidomos, për shkak të sfidave dhe prioriteteve në politikën e brendshme. Nga ana jonë, kemi dëshirë dhe motiv ta kapërcejmë këtë problem i cili pengon fillimin e bisedimeve me BE, gjë që e ka konstatuar edhe KE-ja dhe përse Maqedonia nuk është anëtare e Aleancës së NATO-s”, deklaroi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Autoritetet në Shkup ia faturojnë sërish Greqisë, fajin për dështimin e bisedimeve rreth ermit. Ministri i Jashtëm Nikolla Poposki theksoi se mos lëvizja nga ‘status quo’-ja, as në bisedimet e një ditë më parë në Nju Jork, është pasojë e mungesës së vullnetit tek pala greke për ta kapërcyer problemin, edhe pse Maqedonia siç thekson ai, është e përkushtuar në proces.

“Mungon dëshira dhe motivimi tek bashkëbiseduesi ynë për të lëvizur përpara. Sidomos, për shkak të sfidave dhe prioriteteve në politikën e brendshme. Nga ana jonë, kemi dëshirë dhe motiv ta kapërcejmë këtë problem i cili pengon fillimin e bisedimeve me BE, gjë që e ka konstatuar edhe KE-ja dhe përse Maqedonia nuk është anëtare e Aleancës së NATO-s”, deklaroi Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm.

Megjithatë njohësit e çështjes vlerësojnë se përgjegjësia bie mbi të dyja palët, pasi as Greqia dhe as Maqedonia nuk duan t’i japin fund problemit dy dekadash. Zgjidhja e emrit, do të rrezikonte pushtetin e udhëheqjes aktuale në Shkup dhe Athinë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *