Home / Lajme / Maqedoni / Poposki në Berlin në konferencë ministrore për EJL-në

Poposki në Berlin në konferencë ministrore për EJL-në

5 nëntor-Qëndrimin në Berlin, shefi i diplomacisë së Maqedonisë do ta shfrytëzojë edhe për takime të ndara me deputetë gjermanë.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, me ftesë të shefave të diplomacive gjermane dhe britanike, Frank-Valter Shtajnmajer dhe Filip Hamond, sot do të marrë pjesë në Konferencën e gjashtë të ministrave të punëve të jashtme nga Evropa Juglindore, e cila mbahet në organizim të Institutit me renome gjermano-amerikan “Aspen” në Berlin.

Siç njoftoi MPJ-ja, konferenca ministrore është tematikisht e përqendruar në procesin e zgjerimit të BE-së, reformat dhe bashkëpunimin rajonal. Pritet që të diskutohet edhe për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjes infrastrukturore si parakushte të rëndësishme për më shumë investime, rritje ekonomike dhe zhvillim të Ballkanit.

Qëndrimin në Berlin, shefi i diplomacisë së Maqedonisë do ta shfrytëzojë edhe për takime të ndara me deputetë gjermanë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *