Home / Lajme / Maqedoni / Poposki: Vetëm Republika e Maqedonisë!

Poposki: Vetëm Republika e Maqedonisë!

Shkup, 15 nëntor – Kryediplomati Nikolla Poposki ka mohuar se vendi do të heqë dorë nga këmbëngulja për emrin kushtues të vendit.

Në këtë mënyrë, ai ka reaguar pas raportimeve në “Sloboden Pecat” dhe “Plus Info”, se ndërmjetësuesi Methju Nimic do të paraqesë propozimin për qytetarët e “Republikës së Maqedonisë së Epërme”.

Popovski ka deklaruar se VMRO-DPMNE nuk do të pranojë ndryshimin e emrit kushtetues dhe çdo ide dhe sugjerim që rrezikon popullin maqedonas dhe identitetin kombëtar maqedonas dhe veçoritë e kombit, gjuhës dhe kulturës maqedonase.

Duke komentuar një tekst të Branko Gerovskit, ministri Poposki thotë se publicisti bazohet në dokumenta të fshehta të botuara në media të huaja, duke krijuar një përshtypje se kush është i denjë për të mbrojtur interesat kombëtare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *