Home / Lajme / Maqedoni / PPD përkrah protestat

PPD përkrah protestat

6 nëntor- PPD e riafirmon qëndrimin e saj që pronarët e Jugohromit të cilët me kohë nuk i kanë marrë masat përkatëse për të eliminuar pasojat që dalin për shëndetin e njeriut nga emetimi i materjeve kancerogjene nga ana e tymtarëve të këtij kombinati, duhet domosdoshmërisht të kompensojnë materialisht punëtorët e tyre gjatë tërë kohës sa zgjat instalimi i filtrave në tymtar

Në përputhje me qëndrimet e kryesisë qendrore dhe reagimin e lëshuar për mediat dhe opinionin më 28 Tetor 2014, ku PPD kërkoi krijimin e një mjedisi të pastër jetësor me ndalimin e punës së ndotësve të mëdhenjë të ajrit, siç është rasti me Jugohromin, tymtarët e të cilit në masë të madhe lëshojnë në ajër materie kancerogjene që e rrezikojnë jetën e qytetarëve të Luginës së Pollogut,Partia për Prosperitet Demokratik, mbështet protestën paqësore dhe demokratike që do të organizohet nga shoqatat joqeveritare (OJQ-ët), në Tetovë ditën e premte në orën 13.00, tek Sheshin “Iliria”.
PPD konsideron se vendimi i fundit i Qeverisë për vazhdimin e punës së Jugohromit (edhe pse me gjysmë kapaciteti) nuk është në frymën e aksionit të madh mediatik të reklamuar nga ajo vetë për ushqimin e popullatës me prodhime të shëndosha ushqimore sepse prodhimet e shëndosha ushqimore nuk mund të rriten në ambiente të ndotura ekologjike.
PPD e riafirmon qëndrimin e saj që pronarët e Jugohromit të cilët me kohë nuk i kanë marrë masat përkatëse për të eliminuar pasojat që dalin për shëndetin e njeriut nga emetimi i materjeve kancerogjene nga ana e tymtarëve të këtij kombinati, duhet domosdoshmërisht të kompensojnë materialisht punëtorët e tyre gjatë tërë kohës sa zgjat instalimi i filtrave në tymtarë.
PPD është e bindur se funksionimi i kombinatit pa filtra në tymtarë është së pari rrezik për shëndetin e vetë punëtorëve që punojnë në ambientet e brendshme, ku ata drejtpërdrejtë çdo ditë kontaminohen me materiet kancerogjene, pastaj rrezik edhe për tërë popullatën e Luginës së Pollogut.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *