Home / Lajme / Maqedoni / Prezantohet shtëpia tregtare hungareze

Prezantohet shtëpia tregtare hungareze

17 nëntor-‘Në këtë drejtim dëshiroj ti porosis biznesmenët që maksimalisht ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të fillojnë biznese të reja të suksesshme me partnerët hungarez, ku në këtë mënyrë të vendosin edhe drejtime të reja të bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve. Jam i bindur se në të ardhmen kjo ngjarje e sotme do të paraqet një fillim të ri të një periudhe më të re të bashkëpunimit midis dy vendeve tona’, tha Ministri Neziri

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri, sot morri pjesë në prezantimin që bëri Shtëpia nacionale tregtare e Hungarisë para biznesmenëve të rajonit të Pollogut, e që u zhvillua në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në takim, Shtëpia nacionale tregtare e Hungarisë prezantoi mundësitë për bashkëpunim me biznesmenë nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, përkatësisht para kompanive që veprojnë në rajon, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit me kompanitë hungareze apo paraqitjes së përbashkët në tregjet e treta.
Ministri Neziri para të pranishmëve tha se hapja dhe ekzistimi i shtëpisë nacionale tregtare hungareze në Maqedoni ofron mundësi të madhe për përparimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, përmes realizimit të qëllimit kryesor të saj – lehtësimin e kontakteve midis kompanive nga vendi dhe ato hungareze, si dhe përforcimi i bashkëpunimit afarist të ndërsjellë.
‘Në këtë drejtim dëshiroj ti porosis biznesmenët që maksimalisht ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të fillojnë biznese të reja të suksesshme me partnerët hungarez, ku në këtë mënyrë të vendosin edhe drejtime të reja të bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve. Jam i bindur se në të ardhmen kjo ngjarje e sotme do të paraqet një fillim të ri të një periudhe më të re të bashkëpunimit midis dy vendeve tona’, tha Ministri Neziri.
Duke pasur parasysh faktin se sektori privat është hallkë e rëndësishme në zhvillimin e ekonomisë, theksoi Ministri Neziri, besoj se edhe takimi i sotëm me shtëpinë tregtare hungareze do të mundësoj edhe më shumë kontakte afariste, në këtë mënyrë edhe zhvillimin e lidhjeve më të forta ekonomike dhe promovimin më intensiv të tregtisë dhe të investimeve.
Në takim Ambasadori i Hungarisë në vend Jozhefef Bence, para biznesmenëve të rajonin të Pollogut tha se dy vendet tona kanë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme në fushën e tregtisë, turizmit dhe të ekonomisë.
‘Në korrik kemi hapur zyrën në Shkup të Shtëpisë hungareze të tregtisë, të parën në Bllakan, dhe në këtë hap tonin kishim mbështetje të madhe nga Ministri i Ekonomisë Neziri, dhe nga Qeveria në tërësi. Tetova është një nga qytetet ekonommikisht më dinamikë në Maqedoni, dhe duke pasur parasysh se bashkëpunimi me Maqedoninë dhe tërë Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm për ne, ne presim bashkëpunim intensiv mes biznesmenëve hungarezë dhe ata të Pollogut’, tha Bence.
Në emër të Shtëpisë hungareze të tregtisë u drejtua Laszlo Balog, i deleguar i Budapestit për rajonin e Ballkanit: “Ne duam që të jemi të pranishëm në Maqedoni dhe Ballkanin Perëndimor, pasi rajoni është shumë i rëndësishëm për ne, më i rëndësishëm edhe se Kina dhe SHBA-të. Qëllimi ynë është që të rrisim eksportet, të cilat vitin e kaluar shënuan një rritje në mes të 10-33 për qind, në vendet që nuk janë anëtare të BE-së. Këtë mund ta arrijmë duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, sepse është shumë e rëndësishme për ta që të kenë një rol më të madh në tregti, dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit më të madh mes kompanive lokale dhe hungareze”, tha Laslo.
Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderes Kuçi tha se kompanitë anëtare të kësaj ode ekonomike janë në numrin më të madh, kompani të mesme dhe të vogla.
“Ky nivel i lartë i bashkëpunimit na ka munguar një kohë të gjatë në rajonin e Pollogut, dhe për arsye se për oda jonë ekonomike kryesisht përbëhet nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, mbështetja e Shtëpisë hungareze të tregtisë për ne do të jetë më shumë se e nevojshme. Ne presim që pas këtij takimi të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes midis odave ekonomike të Hungarisë dhe Maqedonisë, dhe kjo të ndikon në rritjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në mes të bizneseve tona dhe atyre nga Hungaria”, tha Kuçi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *