Home / Lajme / Maqedoni / Protesta e nesërme merr mbështetje

Protesta e nesërme merr mbështetje

6 nëntor-je mbështetje kësaj proteste i kanë dhënë edhe shumë shoqata të tjera, në mesin e tyre Zgjate Dorën dhe Forumi rinor për arsim. Organizatorët e protestës theksuan se ata protestojnë për shkak të ndotjes në Pollog dhe nuk janë kundër puntorëve të cilët punojnë në Jugokrom por janë që ky kombinat të vendos filtra.

Sektori joqeveritar në Tetovë po mobilizohet sot për protestën e së premtes kundër ndotjes së ajrit.

Aktivistë dhe vullnetarë të Lëvizjes EcoGuerilla kanë zhvilluar një aksion për shpërndarjen e thirrjeve dhe ngjitjen e tyre në objekte të ndryshme në qytet, ku bëhet thirrje për protestën e nesërme.
Protesta ka marrë mbështetjen edhe të disa figurave politike, siç janë Ermira Mehmeti dhe Xhevat Ademi, por edhe të Partisë për Prosperitet Demokratik.

“Partia për Prosperitet Demokratik, mbështet protestën paqësore dhe demokratike që do të organizohet nga shoqatat joqeveritare (OJQ-ët), në Tetovë ditën e premte në orën 13.00, tek Sheshin “Iliria”. PPD është e bindur se funksionimi i kombinatit pa filtra në tymtarë është së pari rrezik për shëndetin e vetë punëtorëve që punojnë në ambientet e brendshme, ku ata drejtpërdrejtë çdo ditë kontaminohen me materiet kancerogjene, pastaj rrezik edhe për tërë popullatën e Luginës së Pollogut”, thuhet në kumtesën e PPD-së. Dje mbështetje kësaj proteste i kanë dhënë edhe shumë shoqata të tjera, në mesin e tyre Zgjate Dorën dhe Forumi rinor për arsim. Organizatorët e protestës theksuan se ata protestojnë për shkak të ndotjes në Pollog dhe nuk janë kundër puntorëve të cilët punojnë në Jugokrom por janë që ky kombinat të vendos filtra.
Protesta do të mbahen nesër prej orës 13.00 në sheshin në Tetovë ndërsa organizohet nga ana e lëvizjes qytetare Ecoguerilla.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *