Home / Lajme / Maqedoni / Protesta e radhës do të mbahet para Jugokromit (VIDEO)

Protesta e radhës do të mbahet para Jugokromit (VIDEO)

Tetovë, 14 nëntor – Protesta e radhës, sipas organizatorëve, do të mbledhë akoma më shumë. Ajo nuk do të mbahet më nëpër rrugë, por para dyerve të dotësit më të madh të Pollogut, Jugokromit.

Me sirenën e alarmit, në shenjë të alarmimit të situatës, kanë vazhduar sot protestat kundër ajrit të ndotur të Tetovës dhe mos mbylljen e kombinatit metalurgjik Jugokrom të Jegunocit. Protestat e sotme u zhvilluan me moton “Më lini të marr frymë”, ndërsa marshi paqësor filloi nga qendra e Tetovës dhe zgjati deri tek rrethi i fundit në dalje të qytetit për në Shkup.

“Matjet e kryera sot tregojnë se niveli i ndotjes ka arritur 6 herë mbi masën e lejuar. Kjo gjendje vazhdon shkaku se qeveria e Maqedonisë vazhdon me arrogancë të përkrahë ndotësit dhe të mbrojë qytetarët e Tetovës. Tetova me rrethinën, vuan më së shumti nga kanceri dhe ne ju bëjmë ftesë nga këtu të gjithë qytetarëve që sa më shumë të angazhohen për të mbrojtur veten e tyre”, tha Arianit Xhaferi, Eco Guerilla, transmeton Televizioni Koha.

Protestës iu bashkëngjitën një numër i madh intelektualësh, të cilët thanë se nëse qeveria nuk e mbyll Jugokromit, atëherë një gjë të tillë do e bëjnë qytetarët e Tetovës.

“Ne a duhet që 20 vite të durojmë të na helmojnë ku ka më qesharake se kjo punë, humor i zi, t`vajtoj njeriu, bie vendim qeveria që t’i helmoj qytetarët e Tetovës edhe nja dy vite, do vazhdojmë edhe nja dy vite ti helmojmë ne qytetarët. Unë nuk e di çka presin qytetarët e Tetovës, nuk e di si munden mos të jenë sot këtu jam jashtëzakonisht i mllefosur, duhet të gjithë qytetarët të jenë këtu dhe të protestojnë dhe të shkojmë ne vet t`ia vendojmë drynin asaj fabrike nëse qeveria lejon neve të na helmojnë atëherë ne pajtohemi me atë”, u shpreh Miftar Ziberi, profesor, transmeton Televizioni Koha.

“Unë po dëgjoj ca deklarata të natyrës së më shumë arsyeshmërisë ekonomike për ta mbajtur edhe më tutje këtë burim të helmit, dhe 100 apo 1200 punëtor qenkan të rëndësishëm , as 100 000 punëtor nuk janë të rëndësishëm krahasuar me 100 000 qytetarë që duhet të helmohen pra nuk ka kjo një baraspeshë dhe ekuivalencë, thjesht nuk është motiv që të ketë një arsyeshmëri për vazhdimësinë në standarde do kisha thënë tanimë afrikane që furrat që gjenerojnë helme të pakontrolluara të helmojnë këtë popullatë dhe në anën tjetër kjo duhet konsideruar më shumë si një ndërgjegjësim vetëdijesim i qytetarëve nëse jo për gjeneratat e mia atëherë për gjeneratat e reja”, deklaroi Abdylmenaf Bexheti, profesor, transmeton Televizioni Koha.

Protesta e radhës, sipas organizatorëve, do të mbledhë akoma më shumë. Ajo nuk do të mbahet më nëpër rrugë, por para dyerve të dotësit më të madh të Pollogut, Jugokromit. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *