Home / Lajme / Maqedoni / Protesta në Tetovë lidhur me ndotjen e ajrit

Protesta në Tetovë lidhur me ndotjen e ajrit

14 nëntor-“Kemi ardhur këtu para ndotësit më të madh për t’u bërë ftesë të gjithë qytetarëve të Tetovës që në orën 13.00 nga Sheshi Iliria të na bashkohen për një marsh protestues për të shprehur edhe njëherë pakënaqësinë tonë ndaj ndotësit Jugohrom. Presioni jonë ndaj përgjegjësve të këtij helmimi masovik do të bëhet gjithnjë më i madh”, tha Xhafer

Shoqata “Ecoguerilla”, ka paralajmëruar për sot mbajtjen e protestave kundër ndotjes në Tetovë.

“Ecoguerillla” në pres konferencë në afërsi të fabrikës Jugohrom kanë ftuar qytetarët e Tetovës dhe më gjerë që të përkrahin protestat kundër ndotjes. Arjanit Xhaferi tha se protestat kundër ndotjes do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Kemi ardhur këtu para ndotësit më të madh për t’u bërë ftesë të gjithë qytetarëve të Tetovës që në orën 13.00 nga Sheshi Iliria të na bashkohen për një marsh protestues për të shprehur edhe njëherë pakënaqësinë tonë ndaj ndotësit Jugohrom. Presioni jonë ndaj përgjegjësve të këtij helmimi masovik do të bëhet gjithnjë më i madh”, tha Xhaferi duke i ftuar të gjithë njerëzit human, qytetarët dhe banorët e këtyre komunave që preken nga helmi që bashkërisht t’i thuhet jo ndotjes.

Sipas tij, protestat do të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimit.

“Ne nuk do të ndalemi deri në përmbushjen e misionit tonë për luftimin e helmimit kolektiv! Ne kërkojmë vetëm një ambient më të shëndetshëm për të gjithë, pa dallim etnie, feje, gjinie, moshe apo edhe përkatësia partiake! Ne do të radikalizojmë edhe më shumë protestat nëse Qeveria vazhdon të tregohet e shurdhër për kërkesën tonë që Jugohrom të instalojë filtra dhe të ndalë ndotjen që mbjell kancer. Ne nuk do të rijmë të qetë dhe do të protestojmë ashpër derisa Komuna e Tetovës dhe komunat përreth të mos zgjidhin problemin e deponive të egra, që ua zënë frymën banorëve dhe të mos rregullojnë problemin e komunikacionit, që poashtu paraqitet si ndotës i madh”, thonë përfaqësues të shoqatës “Ecoguerilla”, të cilët janë organizatorët e protestave kundër ndotjes në Tetovë.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *