Home / Lajme / Maqedoni / PS-USHT i ka filluar procedurat për zgjedhjen e organeve të reja

PS-USHT i ka filluar procedurat për zgjedhjen e organeve të reja

5 nëntor-Nga Parlamenti Studentor i USHT-së, po ashtu thonë se brenda një periudhe të shkurtër kohore, përmes një takimi tjetër me përfaqësuesit e mediave, do t’i bëjnë publike kriteret e nevojshme për zgjedhjen e organeve të reja dhe legjitime të Parlamentit Studentor të USHT-së.

Parlamenti Studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës që nga fillimi i vitit akademik 2014/2015 i ka filluar procedurat për zgjedhjen e organeve të reja të Parlamentit Studentor, kështu sot ka njoftuar në një takim me gazetarët kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani. “Përmes kësaj konference për shtyp, me lejoni që ta njoftoj mbarë opinionin publik se Parlamenti Studentor i Universitetit Shtetëror të Tetovës, që me fillimin e vitit akademik 2014/2015, i ka filluar përgatitjet për zgjedhjen e organeve të reja, dhe ky proces zhvillohet në përputhje me të gjitha procedurat e kërkuara ligjore. Kryesia aktuale e Parlamentit Studentor, në bashkëpunim me drejtuesit tjerë në të gjitha fakultetet e Universitetit Shtetëror të Tetovës, angazhohemi fuqishëm që ky proces i filluar tashmë të përmbyllet në mënyrë të rregullt dhe demokratike”, tha Shaban Arsllani, Kryetari i PS-USHT-së.
Sipas Shaban Arsllanit, çdo platformë studentore që përputhet me komunitetin studentor është e mirëseardhur dhe në konkurrim duhet t’i përmbush kriteret që janë të përcaktuara me Statutin e dhe etikën e Parlamentit Studentor. “Çdo formë dhe organizim tjetër studentor, i ndikuar nga jashtë institucionit, për interesa të qarqeve të ndryshme politike, klanore a mediatike, që nuk ua duan të mirën studentëve dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës, dhe të mbështetura nga trumbetimet e çakorduara të ndonjë mediumi të caktuar, bien ndesh me funksionimin dhe etikën e Parlamentit Studentor. Me këtë dua të potencoj, se çdo platformë studentore është e mirëseardhur, nëse përmes saj mëtohet mirëqenia akademike e komunitetit tonë studentor, por konkurrimi duhet t’i përmbushë kriteret e përcaktuara me Statutin e Parlamentit studentor dhe me etikën studentore, dhe jo të imponohet përmes rrugëve që mëtojnë interesin e grupacioneve të ndryshme politike, klanore a mediatike dhe, në asnjë mënyrë interesin e përgjithshëm studentor”, shoi mes tjerash Kryetari i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani.
Nga Parlamenti Studentor i USHT-së, po ashtu thonë se brenda një periudhe të shkurtër kohore, përmes një takimi tjetër me përfaqësuesit e mediave, do t’i bëjnë publike kriteret e nevojshme për zgjedhjen e organeve të reja dhe legjitime të Parlamentit Studentor të USHT-së.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *