Home / Lajme / Maqedoni / Qendëra e re tregtare Triada e lënë në mëshir (VIDEO)

Qendëra e re tregtare Triada e lënë në mëshir (VIDEO)

Tetovë, 02 nëntor – Qendëra e re tregtare “Triada” është lënë në mëshirë të kohës dhe tash e disa vite askush nuk është duke investuar në këtë qendër tregtare, njofton Televizioni Koha.

Sot kjo qendër punon me kapacitet të përgjysmuar, pasi që pjesa dërmuese e lokaleve në katin e dytë janë mbyllur, kurse aty këtu gjen ndonjë lokal të hapur në katin e parë.

“Në kohët kur filloi me punë kjo qendër kishte lëvizje, kishte njerëz, punon të gjithë, por duke kaluar koha, problemet dhe kriza ekonomike e kanë bërë të veten.Tash shumë lokale janë shitur, janë mbyllur dhe nuk ka perspektivë.Disa herë e kam dhënë me qirra dhe nuk e ka mbajtur askush sepse nuk ka punë”, thotë pronari i një kafiterie në katin e parës, transmeton Televizioni Koha.

Por kohëve të fundit mosinteresimi për këtë qendër e ka bërë të veten, e njejta ka probleme me kanalizimin atmosferik dhe me izolimin. Kështu si edhe viteve të kaluara edhe këtë vit kur ka të reshura grumbullohet uji, kurse kanalizimi jofunskional bën që uji të depërton edhe në lokale për shkak të mos izolimit të mirës, transmeton Televizioni Koha.

Sipas një pronari të një lokali kjo qendër tregtare është lënë në mëshirë të kohës dhe tash e disa vite askush nuk është duke investuar në këtë qendër tregtare, sipas tij izolimi që ekziston tash më pesë vite i ka skaduar afatis, transmeton Televizioni Koha.

Kohë më parë këshilli për mirëmbajtjen e qendrës së re tregtare, përmes një apeli drejtuar pronarëve të tjerë të lokaleve që nuk jan aktiv ose që i kanë të mbyllura ka kërkuar ato të paraqiten në qendrën tregtare që edhe ata të japin kontributin e tyre sepse kjo së shpejti do të krijojë kushte për funksionim të të gjitha lokaleve në këtë qendër tregtare. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *