Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria nuk tërhiqet nga testimi ekstern për studentët (VIDEO)

Qeveria nuk tërhiqet nga testimi ekstern për studentët (VIDEO)

21 nëntor – Ministri i arsimit Abdilaqim Ademi, tha se ky testim do të vlej për studentët që do të regjistrohen nga viti i ardhshëm akademik ndërsa do të kenë mundësi që të paraqiten në testimin ekstern derisa ta kalojnë me sukses, transmeton Televizioni Koha.

Propozimi final për testimin ekstern për studentët pritet të finalizohet së shpejti. Kështu paralajmëroi ministri i arsimit Abdilaqim Ademi, sipas të cilit ky testim do të vlej për studentët që do të regjistrohen nga viti i ardhshëm akademik ndërsa do të kenë mundësi që të paraqiten në testimin ekstern derisa ta kalojnë me sukses. Aktivitetet lidhur me këtë testim do t’i udhëheq Bordi për akreditim dhe evakuim.

“Qëllimi kryesor ashtu siç kemi thënë është ngritja e cilësisë dhe ajo do të jetë e bazuar në disa parime. E para që nuk do të cenohet dhe nuk do të rrezikohet autonomia e universiteteve, e dyta nuk do të cenohet dhe nuk do të rrezikohet procesi i Bolonjës, pastaj provimi shtetëror nuk do të ketë efekt retroaktiv, pra nuk do të vlej për studentët aktual por do të vlej për studentët kuptohet nëse do të hyj ligji në fuqi do të mund të vlej për studentët e vitit të ardhshëm akademik dhe mundësia nuk do të jetë e kufizuar për të hyrë në të njëjtin provim derisa student nuk e jep provimin e njëjtë”, deklaroi Abdilaqim Ademi, ministër i arsimit, transmeton Televizioni Koha.

Pavarësisht këtyre propozimeve, studentët shprehen kundër testimit ekstern. Nga plenumi studentor përkujtojnë kryeministrin Gruevski se cilido model që të zgjedhin sërish do të cenohet autonomia e universitetit. Ata kritikuan pushtetin për neglizhencë ndaj palëve që përfshihen me këto ndryshime ligjore.

Ndërkohë në USHT sot është ngritur një iniciativë për peticion përmes të cilit studentët anketohen nëse janë pro apo kundër testimit ekstern. Ka reaguar edhe LSDM duke ritheksuar se janë kundër testimit ekstern, por se vlerësimin për diturit e studentëve duhet ta bëjnë profesorët, e jo qeveria.

“Studentet e dinë se kjo qeveri nuk lejon debat. Ata dëshirojnë të dëgjohen dhe të jenë të përfshirë. Qeveria është ajo që nuk dëshiron t’i dëgjoj e as t’i përfshijë. Pas deklaratës së djeshme të Nikolla Gruevskit një gjë është e qartë. Qeveria tërhiqet nga ideja e parë për testimin ekstern, por jo në tërësi. Tani dëshiron të filloj nga viti 2018. Pushteti duhet të mësoj se profesorët janë ata që vlerësojnë e jo qeveria”, tha Petar Atanasov, LSDM, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, kryeministri Gruevski tha dje se do ta dëgjojë zërin e studentëve, por nga ana tjetër, duke zbutur disi qëndrimin mbi kushtëzimin e testimit ekstern, prapëseprapë qëndroi në anën e ministrit të arsimit Ademi, duke mos u tërhequr nga masa e propozuar ligjore. Gruevski tha se i respekton protestat e studentëve por theksoi se qëllimi i masës qeveritare është që studentët të detyrohen të mësojnë më shumë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *