Home / Lajme / Maqedoni / Qytetarët e Tetovës të frikësuar nga forcat policore

Qytetarët e Tetovës të frikësuar nga forcat policore

7 nëntor-Një tjetër tetovarë thekson se shteti me këtë tenton të tregojë muskujt ndaj qytetarëve të Tetovës dhe prezenca e tyre është e panevojshme.

Pas aksioneve trishtuese në lokalet e shqiptarëve në Çair, Drejtoria e të Hyrave Publike (DAP) me asistencë të forcave të mëdha policore ka vazhduar me të njëjtin avaz edhe në lokalet e Tetovës. Aksioni frikësues është realizuar të enjten mbrëma në 10 lokale në Tetovë ndërsa policia ka qenë e armatosur dhe kjo ka bërë që shumë qytetarë të frikësohen nga prania e madhe e tyre. Mësohet se gjatë aksionit “spektakolar”, në Tetovë janë kontrolluar dhjetëra lokale të njohura në pjesën qendrore, ndërsa vetëm dy janë mbyllur dhe kanë marrë dënime për shkak të mos respektimit të ligjit antiduhan dhe mosdhënies së llogarisë fiskale.

“Po si nuk shqetësojnë qytetarët këto aksione. Duhet njëherë të dërgojnë rekomandime, a janë në rregull apo jo! Kjo është diçka pa lidhje këtë që po bënë pushteti me këto gjëra. Me këtë ata po e frikësojnë popullatën, popullata frikësohet. Nëse duhet DAP-i të marr aksione, le të shkojë vetë, pse me polici d.m.th kur nuk i kanë punët në rregull thërrasin polici, a është ky shtet policor? thotë një tetovar.

Një tjetër tetovarë thekson se shteti me këtë tenton të tregojë muskujt ndaj qytetarëve të Tetovës dhe prezenca e tyre është e panevojshme.

Pronarët janë të revoltuar.

“Njësitë speciale të armatosura mbrëmë pa autorizim janë futur në lokalin Korner.Insistimi jonë ishte që të tregojnë arsyet e prezencës së tyre me armë në lokal, por ne këtë përgjigje nuk e morrëm. Gjithkush ka të drejtë të bëjë punën e vet edhe inspektorati edhe policia por brenda ligjit dhe rregullave ligjore.Ishte trishtuese për ne dhe të gjithë mysafirët ku si pasojë e saj u zbraz i tërë lokali dhe të gjithë patëm një zgjënjim të hidhur”, thotë Hamdi Saiti pronarë i lokalit Korner në Tetovë

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *