Home / Lajme / Maqedoni / Qyteti i Shkupit, BDI dhe PDSH bashkë kundër VMRO-së

Qyteti i Shkupit, BDI dhe PDSH bashkë kundër VMRO-së

11nëntor-Këtij qëndrimi unik për sa i përket sheshit të VMRO-DPMNE-së i është bashkuar edhe Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, e cila ka kërkuar që mjetet në vlerë 1.5 milionë euro të akordohen për projekte në dobi të qytetarëve.

BDI dhe PDSH janë bashkuar kundër VMRO-DPMNE-së në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Këshilltarët shqiptarë kanë vendosur njëzëri të mos mbështesin propozimin për ndërtimin e një sheshi dhe të një përmendoreje në hapësirën përpara selisë së VMRO-DPMNE-së, në afërsi të qendrës së kryeqytetit, njofton Zhurnal.

Dy partitë janë kundër përfshirjes në buxhetin e vitit 2015 të propozimit që për ndërtimin e sheshit dhe të përmendores të akordohen 1.5 milionë euro, mjete këto që do të transferohen nga Qeveria.

Këtij qëndrimi unik për sa i përket sheshit të VMRO-DPMNE-së i është bashkuar edhe Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë, e cila ka kërkuar që mjetet në vlerë 1.5 milionë euro të akordohen për projekte në dobi të qytetarëve.

Në buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2015 parashihen mbi 11 milionë euro për ndërtimin e fasadave në stil barok, shatërvanëve dhe shesheve./zhurnal

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *