Home / Lajme / Rajon / Rama në mes të Beogradit: Kosova e pavarur është realitet botëror

Rama në mes të Beogradit: Kosova e pavarur është realitet botëror

10 nëntor-Ndërkohë që kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, nuk e ka pritur shumë mirë faktin që Rama në mes të Beogradit ka përmendur Kosovën. Kryeministri serb madje ka hequr kufjen nga veshi dhe ka bërë një nënqeshje ironike kur Edi Rama ka folur për Kosovën

Edi Rama në fjalën e tij në Beograd ka folur edhe për Kosovën. Ai theksoi se shteti i Kosovës është një realitet rajonal dhe botëror. Rama nënvizoi se shteti i Kosovës është një realitet që i jep më tepër stabilitet Ballkanit.

Kryeministri shqiptarë ka theksuar se Serbia dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë për një të ardhme evropiane.

Ndërkohë që kryeministri serb Aleksandar Vuçiç, nuk e ka pritur shumë mirë faktin që Rama në mes të Beogradit ka përmendur Kosovën. Kryeministri serb madje ka hequr kufjen nga veshi dhe ka bërë një nënqeshje ironike kur Edi Rama ka folur për Kosovën. Në momentin që Rama tha se Kosova e pavarur është një realitet i pakthyeshëm, Vuçiç ka hequr kufjen e përkthimit në mënyrë demonstrative.

“Nuk kam pritur provokim nga zoti Rama që e përmend Kosovën dhe nuk e di çfarë lidhjeje ka Kosova me zotin Rama, më vjen keq që e ka ngritur këtë çështje, për të cilën nuk jemi marrë vesh”, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *