Home / Lajme / Rajon / Rama në Preshevë, bllokohen gazetarët

Rama në Preshevë, bllokohen gazetarët

11 nëntor-Nga ana tjetër, kjo vizitë është konsideruar problematike nga qeveria e Beogradit. Në mbështetje të kësaj të fundit, mediat serbe e kanë cilësuar këtë vizitë si “provokim”.

Mëngjesin e ditës së sotme, delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Rama, është nisur drejt Preshevës.

Kryeministri Edi Rama ndodhet ende në Serbi, në kuadër të vizitës zyrtare. Ditën e djeshme ai vizitoi Beogradin, vizita e parë e një kryeministri pas 68 vjetësh, ndërsa sot e ka radhën Presheva.
Vizita e Ramës në Preshevë është pritur me plot entuziazëm nga banorët e saj, të cilët kanë vendosur kudo nëpër Preshevë banerin “Mirë se vjen kryeministër”. Nga ana tjetër, kjo vizitë është konsideruar problematike nga qeveria e Beogradit. Në mbështetje të kësaj të fundit, mediat serbe e kanë cilësuar këtë vizitë si “provokim”.

Së fundmi bëhet e ditur se gazetarët shqiptarë, të cilët kanë shoqëruar kryeministrin që prej fillimit të vizitës zyrtare, nuk po lejohen të hyjnë në Preshevë. Atyre u ishte thënë se do kalonin menjëherë pas delegacionit shqiptar, por bëhet e ditur se grupi i gazetarëve vazhdon të qëndrojë i bllokuar prej 30 minutash, në Vranjë. Gazetarët që shoqërojnë kryeministrin shprehen për mediat se ndodhen rreth 60 minuta larg Preshevës. Autobusi me gazetarët shqiptarë është ndaluar në dalje të Nishit. Në fillim, policia nuk ka dhënë asnjë argument, e së fundmi është shprehur se bllokimi i gazetarëve bëhet për arsye të sigurisë së Ramës.

Pas 40 minutash të bllokuar në autostradë, gazetarët që shoqërojnë Ramën dhe delegacionin shqiptar, janë lejuar të vazhdojnë rrugën. Ata bëjnë të ditur se policia nuk i ka shoqëruar rrugës për në Preshevë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *