Home / Lajme / Rajon / Rama në Preshevë: Shqiptarët në betejën e përbashkët për Europën e Madhe

Rama në Preshevë: Shqiptarët në betejën e përbashkët për Europën e Madhe

11 nëntor-“Ne jemi te bindur se na eshte dhene nje mundesi historike sot, që si pjesë e rajonit, ta kthejmë këtë moment paqeje, në një paqe të qëndrueshme”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Luginën e Preshevës se liria dhe të drejtat e çdo shqiptari janë të paprekshme, pavarësisht vendit ku ai jeton. Duke shprehur besimin se është hapur një faqe e re historie mes Shqipërisë dhe Serbisë, Rama theksoi se tashmë është marrë përsipër përgjegjësia për të mos lejuar më që gjenerata e re e shqiptarëve, por edhe e serbëve, të trashëgojnë traumat dhe pasojat traumatike të së shkuarës.

“Ne jemi te bindur se na eshte dhene nje mundesi historike sot, që si pjesë e rajonit, ta kthejmë këtë moment paqeje, në një paqe të qëndrueshme”, tha Rama.

Duke i konsideruar pakicat kombëtare si ura lidhëse mes vendeve, Rama theksoi se “për të qenë europianë deri në fund, nuk mjafton të flasim gjuhën e Brukselit, por duhet t’i jepet mundësia pakicave që lirisht të mësojnë gjuhën e tyre”.

Kryeministri shqiptar theksoi ne takimin e zhvilluar ne Pallatin e Kultures ne Presheve, se “ne shqiptarët nuk jemi në një betejë të përbashkët për një Shqipëri të Madhe, por jemi në një betejë të përbashkët për një Europë të Madhe”.

Rama njoftoi se pas diskutimit me homologun e tij, Aleksandar Vuçiç, është firmosur marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave.

“Kemi hapur një faqe të re për të gjithë ata që me diplomën e Shqipërisë do të duan të ushtrojnë profesionin e tyre në Serbi. Diploma e Republikës së Shqipërisë do të jetë një dokument i njohur dhe i barazvlefshëm me diplomën e marrë në Republikën e Serbisë”, theksoi Rama.

Më herët Rama ishte në kuvendin komunal të Preshevës, ku mori edhe titullin “Qytetar Nderi”.

“Jam i ndergjegjshem per situaten, sakrificat dhe varferine. Do mbrojme interesat e vellezerve dhe motrave tona ne keto troje. Barren e ndjej tani me shume pas ketij nderimi. Tani ndjehem nje nga qytetaret e ketyre territoreve”, u shpreh Rama në takimin që u zhvillua ne Keshillin Komunal te Presheves.

Nderkohe qe jashte ne sheshin para Pallatit te Kultures degjohet muzike dhe njerezit me flamuj ne duart festojne, policia dhe xhandarmaria serbe ka krijuar disa rrathe sigurie. E gjithe Lugina është e rrethuar nga forca te shumta te policise dhe rruget e sheshet e Presheves kontrollohen nga forcat e rendit.

Me vizitën në Preshevë kryeministri Rama përfundon vizitën e tij në Serbi dhe mësohet se do të kthehet në Shqipëri në rrugë tokësore.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *