Home / Lajme / Rajon / Rama: Sa më parë që Serbia ta njoh Kosovë, aq më parë do të çlirohet nga një barë e rëndë

Rama: Sa më parë që Serbia ta njoh Kosovë, aq më parë do të çlirohet nga një barë e rëndë

12 nëntor-“Faleminderit që i dhanë përmasën e duhur të një serioziteti solemn kësaj rruge të hapur ku u ndjeva krenar për median tonë dhe padyshim do doja që dhe median në Serbi ta shikoja të çliruar nga një kompleks i çuditshëm ndaj shqiptarëve të sotëm”, tha Rama.

Kryeministri shqiptarë Edi Rama, vizitën e tij në Serbi e vlerësuar si moment me rëndësi historike, sipas tij vizita ka përmbushur plotësisht qëllimin e saj.

“Sa i përket deklaratave të palës tjetër, unë ndjej keqardhje për një fakt shumë të thjeshtë, se nuk ka si mos të vij keq kur sheh njerëz që përpiqen ta mbulojnë diellin me shoshë, apo që e kanë të pamundur të hapin sytë për të pa një realitet që është në sytë e të gjithëve. Gjërat që qartësisht na ndajnë të them të drejtën nuk janë gjëra që na ndajnë ne me serbët por janë gjëra që ndajnë serbët me të ardhmen e tyre. Sa më parë që ta njohin Kosovën aq më mirë do të jetë për ta, sepse do të çlirohen nga një barë e rëndë, që siç e patë nuk dinë ku ta çojnë”, deklaroi Rama në konferencën e sotme për shtyp derisa foli për përshtypjet nga vizita që realizoi në Serbi.

Rama: Falënderime Serbisë për mikpritjen, thyem një akullnajë

Ndërsa shprehu falënderime për mikpritjen dhe garantimin e sigurisë gjatë vizitës së tij në Serbi, kryeministri Rama tha se u “thyen akullnajat” dhe foli për marrëdhënien e re të dy vendeve fqinje. Rama tha se do të angazhohet që kjo paqe e arritur tashmë të vijojë edhe më tej me mundësi konkrete.

“Falënderim palës serbe për organizimin dhe kujdesin e treguar duke garantuar kushte sigurie dhe të ndiheshim të qetë për të kryer një mision jo të lehtë. U thye një akullnajë, ne shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë dhe jemi më afër se që ishim para dy ditësh edhe pse rruga që do bëjmë për tu bërë miq të vërtetë do të jetë më e gjatë nëse miqësia do të kërkojë natyrshëm një kohë të vet. Ne do të angazhohemi intensivisht në këtë proces duke qenë të vetëdijshëm dhe duke e komunikuar me mbarë botën ketë vetëdije se kjo është një kohë e re paqeje dhe një mundësi fantastike për të bërë të mundur që gjenerata tjetër të mos tregojë traumat dhe pasojat traumatike të një periudhe kaq të gjatë luftrash, konfliktesh, ndasish në Ballkan”, tha Rama.

Rama: Krenar që Lugina më në fund ndihet e përfaqësuar dhe e përkrahur

Por falënderimet më të sinqerta kryeministri Rama i pati për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për mikpritjen që i bënë. Rama përsëriti premtimin që i bëri një ditë më parë nga Presheva, duke thënë se qeveria shqiptare do të jetë pranë tyre për të garantuar respektimin e të drejtave të tyre nga pala serbe.

“Falënderim nga zemra me mirënjohje shqiptarëve të Preshevës. Dua të jem shumë i sinqertë e kam pasur të pamundur të tregoj me fjalë atë që kam ndjerë dhe posaçërisht peshën e jashtëzakonshme të përgjegjësisë kur u dorëzua titulli i lartë “Qytetar Nderi” të një territori që ka vuajtur dhe janë penguar për të pasur një jetë normale. Jam krenar që më në fund ndihen të përfaqësuar dhe të përkrahur. I siguroj vëllezërit dhe motrat tona në Luginë se nuk do të rreshtim përpjekjet që ata të gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzojnë serbët në Veriun e Kosovës. Është modeli i asaj që ne jemi si shqiptarë dhe që duam të jemi në sytë e të tjerëve por në radhë të parë në raportin me veten tonë në trajtimin me të tjerët. S’duam as më shumë e as më pak, atë që na takon sa bëjmë ne për të tjerët”, u shpreh Rama.

Rama: Mikpritja e kosovarëve, na kthehu me zemrën mal

Në vijimësi të falënderimeve, Rama nuk la pas edhe qytetarët e Kosovës të cilët e pritën në rrugë, ndërsa kryeministri, delegacioni dhe gazetarët që e shoqëronin në këtë vizitë, u kthyen në rrugë tokësore përmes Kosovës.

“Falënderim qytetarëve në Kosovë që na e bënë një ngjarje të paharrueshme duke dalë buzë rrugëve të cdo zone të banuar për të na përshëndetur, të kthehemi me zemrën mal”, tha kryeministri Rama.

Rama: Entuziazmi juaj, përgjegjësi. Ndihem dhe më i vogël para një mali përgjegjësish më të lartë se dje
Por gjithë entuziazmin e kësaj vizite, kryeministri Rama e sheh si përgjegjësi të re.

“Unë nuk ndihem në lartësinë e të jashtëzakonshmëve të fjalëve të mira në adresën time dhe jam i lumtur të ndihem në lartësinë e pritshmërisë së njerëzve tanë. E kam të nevojshme të reflektoj për të kuptuar entuziazmin ndaj meje. Sot falë kësaj mbështetjeje ndihem më i vogël se dje dhe e shoh përgjegjësinë si një mal edhe më të lartë se dje. Do të bëj gjithçka që më takon për të qenë në lartësinë e kësaj përgjegjësie. Jam këtu para jush me bindjen se sado të flas nuk do arrij dot ta përshkruaj emocionin dhe ndjenjën e frikshme të përgjegjësisë në raport me gjithë këtë mbështetje e inkurajim entuziast”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama: Shpresoj që media serbe të çlirohet nga kompleksi i çuditshëm ndaj shqiptarëve

Ndryshe nga mediat serbe për të cilat shprehu rezerva, kryeministri Rama falënderoi gazetarët shqiptarë, veçanërisht grupin që e shoqëronte në Serbi, për seriozitetin që i dhanë kësaj vizite.

“Faleminderit që i dhanë përmasën e duhur të një serioziteti solemn kësaj rruge të hapur ku u ndjeva krenar për median tonë dhe padyshim do doja që dhe median në Serbi ta shikoja të çliruar nga një kompleks i çuditshëm ndaj shqiptarëve të sotëm”, tha Rama.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *