Home / Lajme / Maqedoni / Reagojnë LSDM dhe PRDM për mos mbylljen e Jugohromit (VIDEO)

Reagojnë LSDM dhe PRDM për mos mbylljen e Jugohromit (VIDEO)

03 nëntor – Partia për Ripërtritje të Maqedonisë është shprehu e zgjënjyer nga vendimi i qeverisë që të lejojë Jugokromi të vazhdojë të punojë pa standarde ekonomike, duke e lënë qytetin e Tetovës të jetë qyteti më i ndotur në Maqedoni.

Me tejkalimin te afatit për ndotësit ekologjik mund të thuhet se Makstil u mbyll në kohë dhe Shkupi u shpëtua, por Tetova dhe Manastiri qëndroi në mjegull.

Dom është I dëshpëruar nga qëndrimi I Qeverisë që lejoi Jugohromin të vazhdojë me punë pa standard ekologjike, duke e lënë Tetovën qytetin me të ndotur në Maqedoni. Nuk besojmë se menaxhmenti I Jugohromit nuk e ka në plan të vendos pajisje ekologjike dhe mendojmë që vetëm dëshiron të humb kohë, të grumbulloj përfitime pa investime shtesë për pajisje dhe pas 2 viteve të I, duke I lënë të punësuarit pa punë, dhe Tetovarët pa shëndet.

Jemi të zhgënjyer që Qeveria nuk e mbajti qëndrimin e Ministrisë së ekologjisë se të gjithë ndotësit të cilët nuk kanë përmbushur standardet ekologjike do të mund të punojnë deri më 31 tetor. Bëjë thirrje deri te prokuroria publike e Tetovës të merr parasysh padinë e ngritur nga DOM që e ka ngritur gjatë verës kundër Jugohromit, për shkak të mosrespektimit të ligjit për mbrojtjen e ambientit.
Gjithashtu, DOM rikujton edhe problemin me REK Manastir I cili nuk respektoi afatin deri më 1 prill 2014, por kjo nuk do të thotë që të ndot dhe të sëmur qytetin dhe rrethinën. Ajo është firmë shtetërore dhe shteti duhet të ketë prioritet ekologjinë në këtë plan strategjik energjetik, për këtë shkak kërkojmë vendosje të menjëhershme të pajisjeve ekologjike të REK Manastir”, thuhet në reagim nga LSDM-ja opozitare ka kundërshtuar ashpër vendimin e Qeverisë për tolerimin e Jugohromit dhe Makstilit, ndër ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Tetovë dhe Shkup. LSDM-ja paralajmëroi se si pasojë e ajrit të ndotur mbi nivel, është rritur edhe numri i të sëmurëve nga kanceri. Sipas tyre mbi 4500 të sëmurë me kancer regjistrohen çdo vit, ndërsa numri më i madh prej tyre në Shkup dhe rajonin e Pollogut.

“Cila është arsyeja e politikës së tillë, a është biznesi, shantazhi apo diçka tjetër, Qeveria duhet të shpjegohet. Nëse do të mendonte për qytetarët, Qeveria kishte kohë të mjaftueshme të zgjidhte problemin me kompanitë-ndotëse. Mund të iu kishte ofruar kredite të volitshme për furnizim me filtra”, deklaroi Pece Mirçeski, kryetar i Komisionit të LSDM-së për ambient jetësor.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *