Home / Lajme / Maqedoni / Reagojnë Tetovarët për mos mbylljen e ‘Jugohromit’ (VIDEO)

Reagojnë Tetovarët për mos mbylljen e ‘Jugohromit’ (VIDEO)

Tetovë, 02 nëntor – Qytetarët e Tetovës janë të revoltaur për shkak të mos mbylljes së njërit prej ndotësve më të mëdhenjë Fabrikës së Jugohromit, transmeton Televizioni Koha.

Televizioni Koha gjatë ditës së sotme ka anketuar qytetarët e Tetovës të cilët kërkojnë që të zgjidhet ky problem, të ndërpritet apo të vihen filtra dhe të rregullohet ky problem, transmeton Televizioni Koha.

“Unë mendoj se filtrat duhet të vihen jo të presin popullata të protestoj, por nëse nuk vihen atëherë patjetër të protestojmë”.

“Qeveria duhet të jep dorëheqje a më shpejt se krejt prej saj janë. Nuk është probleme e çka thithim sepse ne e kemi kancerin në tru, krejt këto që na udhëheqin janë më kancer në tru dha na infektojnë edhe neve”.

“Duhet protestuar por janë duke fjetur njëherë popullata është në gjumë nuk kujdeset për shëndetin e vet, ne jemi në gjumë ende flemë edhe qeveria edhe populli, nuk është shumë fajtore qeveria sa është popullata. Ne kërkojmë që të zgjidhet ky problem, të ndërpritet apo të vihen filtra të rregullohet puna.”

“Masa të merr si i ndërmori masat në Shkup edhe këtu ti merr”.

“Më vjen keq se ka shumë të punësuar aty por duhet të mbyllet ajo”.

“duhet të protestojnë se tymi ka efekt negativ shumë”.

Për dallim nga Tetovarët, banorët e Shkupit do të frymojnë lirshëm, pas masave të mara për mbylljen e repartit të përounimit të çelikut në fabrikën “MakStil”. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *