Home / Sport / Renova demolon Vardarin, Shkëndija fiton Sileksin (VIDEO)

Renova demolon Vardarin, Shkëndija fiton Sileksin (VIDEO)

Skuadra e Renovës në terren vendas me rezultatin 3:0 e ka mundur Vardarin, ndërsa ekipi i Shkëndijës sot ka shënuar fitore si mysafir në ndeshjen kundër Sileksit me rezultat 0:1.

Ekipi i Shkëndijës sot ka shënuar fitore si mysafir në ndeshjen kundër Sileksit. Shkëndija fitorene siguroi që në minutën e 21 të takimit duke kaluar në epërsi me rezultat 1:0 dhe kështu edhe përfundoi ndeshja.

Metalurgu nga ana tjetër shënoi fitore me Turnovën me rezultat 2:0, kurse Teteksi barazoi me Pelisterin në tetovë me rezultat 1:1.

Ndërkaq, në dy ndeshjet e para të javës së 16-të, të elitës së futbollit vendor skuadrat vendase Renova dhe Rabotniçki kanë pasur sukses të plotë. Skuadra e Renovës në terren vendas me rezultatin 3:0 e ka mundur Vardarin dhe kështu për momentin deri në zhvillimin e përballjeve të kësaj jave me 22 pikë do të mbajë pozitën e pestë.

Ndërsa skuadra e Rabotniçkit me 4:0 e mundi Bregfallnicën. Kampionët aktual me këtë fitore vetëm kanë siguruar titullin e nënkampionit të vjeshtës.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *