Home / Lajme / Maqedoni / Resi Abdyrahmani u zgjodh Kryetar i ri i deges se BDI-Tetove

Resi Abdyrahmani u zgjodh Kryetar i ri i deges se BDI-Tetove

30 Nentor – Nga 120 Delegatet e pranishem, per Resi Abdyrahmanin votuan 61, per Hisen Xhemailin 37, kurse per Teuta Arifin 21 delegat

Sot ne ambientet e restorantit Arra ne Tetove, Kuvendi Zgjedhor i Deges se BDI – Tetove,per Kryetar te deges me te madhe dhe me te rendesishme te kesaj partie zgjodhi Resi Abdyrahmanin./Njofton Tv Koha/Tetove.

Ne Kuvend moren pjese delegat nga te gjitha keshillat vendor te kesaj partie dhe krere te larte te BDI-se.
Perndryshe kunder kandidat te Kryetarit te posaemeruar ishin Hisen Xhemaili- Kryesues i Keshillit Komunal te Tetoves dhe Kryetarja aktuale e kesaj komune Zonja Teuta Arifi, e cila sipas gjitha gjasave, pas kesaj humbje zgjedhore brendapartiake do te shqyrtoje poziten e saj ne Bdi dhe vazhdimin e metutjeshem te ushtrimit te postit te Kryetares se Komunes se Tetoves./Televizioni Koha/
Dega e Tetoves eshte dega me e rendesishme per Partine ne Pushtet BDI-ne, sepse Tetova si pjese e Njesise Zgjedhore numer 6 , eshte dega qe sjell numer me te madh te deputeteve republikan, Dege kjo qe percakton gjithmone partine e cila participon ne koalicionin qeveritar.Raporton Tv Koha-Tetove//
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti para kuvendarëve mbajti fjalën përshëndetëse.
“Prania juaj e përpiktë e kujdesshme dhe me aq përkushtim. Unë falenderojë Atilla Rexhepiin kryetarin në ikje për punën që ka bërë. Çdo drejtim dhe menaxhim ka vështirësi, por ama procesi dhe organizimi ka ecur përpara. Deri më tani nuk kam dëgjuar asnjë ankesë nga të gjitha kuvendet, kjo pra është BDI-ja”, tha Ali Ahmeti para kuvendarëve sot në Tetovë. “Kjo përgjegjësi do të kalojë nga tre kandidatët që do të kaloj sot. Sot nuk ka humbës, sot fiton BDI-ja, sot fiton një proces i lartë demokratik të zjgedhurve ju sigurojmë që do kemi bashkëpunim në çdo kohë e në çdo moment. Ndihma ime nuk do ju mungojë kurrën e kurrës. BDI-ja nga këto kuvende duhet të del edhe më e fortë sepse sitauta që na precin do kemi përballje.Kryetarit të ardhshëm i urojmë shëndet dhe suksese në punë e menaxhim”, tha mes tjerash Ali Ahmeti.Tv Koha

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *