Home / Lajme / Maqedoni / Rrahje mes shqiptareve dhe serbeve ne Novi Sad

Rrahje mes shqiptareve dhe serbeve ne Novi Sad

27 Nentor – Dy grupe të rinjsh janë rrahur mes vete natën e kaluar në kryeqytetin e Vojvodinës Novi Sad, para një objekti, me emrin “Baroko”, njoftoi Blic

Bazuar në njoftimin e policisë, si duket më keq në këtë rrahje kanë kaluar serbët. Edhe pse ata kanë qenë në numër më të madh, lëndime të rënda ka marrë një pjesëtar i grupit serb, të cilit i është thyer dora

Dy grupe të rinjsh janë rrahur mes vete natën e kaluar në kryeqytetin e Vojvodinës Novi Sad, para një objekti, me emrin “Baroko”, njoftoi Blic. Mediumi serb nuk jep të dhëna për përkatësinë kombëtare të pjesëmarrësve në rrahje, por nga emrat e tyre rezulton ata të kenë qenë shqiptarë në njërën dhe serbë në anën tjetër. Sipas burimit të njëjtë, njëri grup ka qenë i përbërë nga Tezgan Demaçi (21), Arian Alijaj (21), Sedat Krasniqi (21) dhe Ladimet Krasniqi (19), ndërsa tjetri nga Sava Zhivanov (29), Darko Knezheviq (29), Marko Kovaçeviq (29), Dejan Novakoviq (31) dhe Nemanja Pjetloviq (26), transmeton Koha.net.

Bazuar në njoftimin e policisë, si duket më keq në këtë rrahje kanë kaluar serbët. Edhe pse ata kanë qenë në numër më të madh, lëndime të rënda ka marrë një pjesëtar i grupit serb, të cilit i është thyer dora, ndërsa pjesëmarrësit tjerë në rrahje kanë marrë lëndime të lehta. Rrahja ka ndodhur rreth orës 2.50. Ndryshe, Novi Sadi është i njohur si vend ku shumë herë në të kaluarën janë sulmuar shqiptarët dhe janë djegur objektet e tyre.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *