Home / Lajme / Maqedoni / Rregullativë më rigoroze për disponimin dhe përdorimin e armës zyrtare

Rregullativë më rigoroze për disponimin dhe përdorimin e armës zyrtare

27 nëntor-Në pajtim me rregullativën në MPB gjegjësisht me ndryshimet e reja dhe Ligjin për punë të brendshme të punësuari u nënshtrohen kontrollit të paraparë të sigurisë, i cili nënkupton kontroll nga aspekti i sigurisë publike dhe shtetërore.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska njoftoi se po bisedohet për ndërmarrjen e disa masave të caktuara të cilat do të thonë zgjidhje të reja normative të cilat kanë të bëjnë me një rregullativë më rigoroze për disponimin dhe përdorimin e armëve zyrtare, pasi që Ligji për armë ka të bëjë vetëm me armët të cilat janë me leje posedimi privat. Duket, tha ajo, se ekziston hapësirë shtesë për rregullativë më rigoroze në pjesën e përdorimit dhe disponimit të armës zyrtare. “Qeveria tashmë ka paralajmëruar një nismë mbi të cilën po veprojmë dhe pres shumë shpejtë të gjitha institucionet, ndërsa janë më shumë në vend ku të punësuarit përdorin armë, t’i analizojnë rregullat dhe procedurat interne, rregullativa e cila e rregullon punën e tyre dhe të vendosen zgjidhje të cilat do të thonë aktivitet parandalues shtesë”, sqaroi Jankulloska pas hapjes së Konferencës rajonale me temë “Reformat në polici në kuadër të sistemit penal-juridik dhe zbatimi i tyre”. Ajo edhe njëherë potencoi se të gjitha këto masa nuk do të ishin të mjaftueshme dhe nuk do ta jepnin rezultatin e plotë nëse e tërë shoqëria nuk involvohet në një fushatë më të gjerë shoqërore për mostolerancën e dhunës të çfarëdo lloji. Në lidhje me vrasjen e trefishtë në Zletovë të kryer nga një ushtar profesionist, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska sot me kërkesë të gazetarëve theksoi se për fat të keq në periudhën e fundit jemi dëshmitarë të ngjarjeve të cilat evidentojnë dhunë eskaluese, veçanërisht të dhunës vendore, ndërsa atë që MPB në vazhdimësi e bën është ndërmarrja e masave sistemore dhe promovimi i jotolerancës të këtij lloji të sjelljeve. “Në rastin konkret është e nevojshme të bëhet dallim pasi që vrasja është kryer me armë zyrtare. Kjo do të thotë se armët zyrtare nuk bëjnë pjesë në Ligjin për armë, por kanë regjim më ndryshe të përdorimit se armët të cilat janë përfshirë në Ligjin për armë dhe pikërisht ai është ai segment të cilin do të donim ta përforconim gjegjësisht rregullativën e cila ka të bëjë me të gjitha institucionet apo organet ku të punësuarit përdorin armë që të jetë më e ashpër dhe më precize”, deklaroi Jankulloska. Te masat sistematike të cilat po ndërmerren, ajo e nënvizoi ligjin e ri për parandalimin e dhunës familjare, i cili duhet të hyjë në fuqi të vitit të ardhshëm. Megjithatë, theksoi Jankulloska, një ligj apo rregullativë vetëm në një segment të kësaj fushe gjithsesi se nuk mjafton. “Nëse një i punësuar në MPB kryn vepër penale me elemente të dhunës apo kemi njohuri apo informacione se për rrethana të ndryshme në jetën e tij private ekziston mundësia për të kryer vepër penale me elemente të dhunës, atëherë i punësuari u nënshtrohet masave disiplinuese të cilat nënkuptojnë suspendimin dhe dorëzimin e pajisjeve dhe armatimit personal. Kjo do të thotë se ai nuk do të përdor armën deri në përfundimin e kësaj procedure”, sqaroi ministrja e Punëve të Brendshme. Në pajtim me rregullativën në MPB gjegjësisht me ndryshimet e reja dhe Ligjin për punë të brendshme të punësuari u nënshtrohen kontrollit të paraparë të sigurisë, i cili nënkupton kontroll nga aspekti i sigurisë publike dhe shtetërore.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *