Home / Lajme / Maqedoni / Rritet numri i të akuzuarve për protestat kundër rastit ‘Monstra’ (VIDEO)

Rritet numri i të akuzuarve për protestat kundër rastit ‘Monstra’ (VIDEO)

Shkup, 03 nëntor – 10 persona të rinj ngarkohen për protestat e 4 korrikut kundër rastit Monstra, që degjeneruan në dhunë dhe përleshje mes protestuesve dhe policisë.

7 prej tyre janë thirrur sot në Gjykatë në procesin gjyqësor i cili është vazhdim i procesit në të cilin Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me burg 6 protestues. Për shkak të mungesës së të akuzuarve, seanca u shty për më 24 nëntor.

Avokatët mbrojtës theksojnë se klientët e tyre nuk janë të përfshirë në dhunën përpara gjykatës, dhe se kjo do të dëshmohet në seancat në vazhdim.

“Si mbrojtje do të mundohemi të dëshmojmë se këto persona nuk janë të përfshirë në ngjarjen për të cilën ngarkohen. Ata nuk janë në paraburgim, dhe ngelet deri në seancën e ardhshme të përgatisim mbrojtjen”, deklaroi Mefail Asllani, Avokat.

Avokati tjetër Naser Raufi theksoi se është e palejueshme që Gjykata Themelore si pala e dëmtuar në këtë rast, të gjykojë vetë për dëmin që i është bërë.

“Është dëmtuar Gjykata Themelore Shkupi I, dhe gjëja e parë që do të kërkojmë është që ti merren kompetencat Gjykatës Themelore Shkupi I, sepse në të kundërtën do të del proverba popullore “Kadiu të padit, kadiu të gjykon”. Në asnjë rast nuk duhej të lejohet që Gjykata Themelore e cila ka statusin e të dëmtuares, të gjykojë këtë lëndë”, tha Naser Raufi, Avokat.

Në procesin e njëjtë gjyqësor 6 persona tashmë janë dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, ndërsa obligohen të paguajnë bashkërisht 26 mijë euro për thyerjen e dritareve të Gjykatës. Lënda është tashmë në duar të Gjykatës së Apelit, e cila ende nuk ka marrë asnjë vendim për këtë rast.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *